Vendet evropiane po hetojnë tre rrjedhje misterioze në dy tubacionet kryesore të gazit midis Rusisë dhe Evropës. Shkaku i dëmtimit të Nord Stream 1 dhe 2 është i paqartë, por autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë e sabotimit.
Operatori i Nord Stream 1 tha se linjat nënujore kishin pësuar njëkohësisht dëme “të paprecedentë” brenda një dite. Cilido qoftë shkaku i dëmit, ai nuk do të ndikojë menjëherë në furnizimin me gaz në Evropë, pasi asnjë prej tubacioneve nuk ishte funksional.
Bashkimi Europian ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e një reduktimi të furnizimeve me gaz për të shantazhuar Evropën, por Moska e mohon këtë. Sipas Rusisë, sanksionet kundër tyre e bëjnë të pamundur mirëmbajtjen e duhur të infrastrukturës së gazit.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha se ishte shumë herët për të arritur në përfundime, por se ishte e vështirë të imagjinohej se rrjedhjet e shumta mund të ishin një rastësi.
Tubacioni Nord Stream 1, i cili përbëhet nga dy degë paralele, shtrihet 1200 km nën Detin Baltik nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore. Autoritetet gjermane, daneze dhe suedeze po hetojnë të gjitha incidentet. Operatorët e Nord Stream 2 paralajmëruan për një humbje të presionit në gazsjellës të hënën pasdite.
Çmimet e energjisë janë rritur që kur Moska pushtoi Ukrainën dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej. Ka frikë në rritje se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër.
Polonia po udhëheq përpjekjet për të frenuar varësinë nga Rusia, dikur furnizuesi kryesor i energjisë i Evropës, me inaugurimin e një tubacioni të ri gazi.
Tubacioni Baltik do të jetë një lidhje e re për gazin norvegjez në Europë, i cili do të lejojë vendet në jug të Polonisë, duke përfshirë Sllovakinë dhe Republikën Çeke, të kenë akses në të.bbc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.