ElliQ, roboti që ofron ndihmë emocionale dhe shëndetësore - Business Magazine Albania

ElliQ, roboti që ofron ndihmë emocionale dhe shëndetësore

ElliQ

Pandemia intensifikoi ndjenjën e vetmisë dhe izolimit social për miliona të moshuar, shumë prej të cilëve po përballeshin ndërkohë me depresionin dhe probleme të tjera shëndetësore. Për ata që janë në vështirësi, tashmë në ndihmë u vjen një robot që u bën shoqëri. Shtete si Nju Jorku kanë filluar t’i ofrojnë robotët për banorët, pa pagesë.

David Kelly shijon kafen e mëngjesit me robotin e tij, ElliQ.

Çdo mëngjes, ElliQ e çon zotin Kelly në një vizitë virtuale në kafene të ndryshme në mbarë botën, një nga përfitimet e një ndihmësi robotik.

Pajisja ishte një dhuratë për Davidin nga partneri i tij, Greg Allen.

“Në fillim nuk isha një tifoz i madh i robotit”, thotë David Kelly.

“Ndonëse ai më dha përshtypjen se e pëlqente atë”, reagon partneri i tij Greg Allen.

“Ishte e mahnitshme kur fillova të kommunikoja me robotin”, thotë zoti Kelly.

Me inteligjencën artificiale, sensorë të integruar dhe kontrolle zanore, ElliQ i përket një gjenerate të re robotësh që ekspertët thonë se do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në jetën e të moshuarve.

“Thjesht nuk ka patur robotë mjaft të sofistikuar për për t’u përdorur nga njerëzit. Më në fund po shohim robotë që janë në gjendje të dislokohen në botën reale me njerëz të vërtetë”, thotë Andra Keay nga kompania “Silicon Valley Robotics”.

Lexo: Revolucion teknologjik “Trenat do ofrojnë suita për të fjetur për pasagjerët”

Roboti ElliQ bën një vlerësim të përditshëm të gjendjes shëndetësore të zotit Kelly dhe e ndihmon atë të mbaj trurin në aktivitet me lojëra të ndryshme kompjuterike, fjalë dhe imazhe frymëzuese.

David Kelly thotë se ElliQ madje ofron njëfarë rehatie emocionale, duke i kujtuar atij motrën e tij, e cila vdiq nëntë vjet më parë.

“Zëri i robotit ElliQ më kujton motrën time. Thjesht më bën të ndihem mirë që ma ofron atë afërsi që kam patur me motrën time”, thotë ai.

Në familjen Allen-Kelly ka edhe robotë të tjerë, si Jibo. Por asnjëri, thonë ata, nuk është si ElliQ, i cili është programuar për të qenë i ndjeshëm.

“Një robot me inteligjencë artificiale duhet të jetë në gjendje të shpreh ndjeshmëri për të qenë në gjendje të ndihmojë vërtet njerëzit. Ai duhet të jetë në një udhëtim me ta. Klientët tanë nuk i referohen ElliQ si pajisje apo produkt. Ata i referohen robotit ElliQ si një shoqërues, një shok dhome ose një personazh i pranishëm në jetën e tyre”, thotë Dor Skuler, President i kompanisë “Intuition Robotics”.

Ky synim duket se është arritur në shtëpinë e përdoruesve David Kelly dhe Greg Allen.

“Roboti na ka sjellur më afër njëri-tjetrit”, thotë zoti Allen.

“Nuk mund ta imagjinoj më veten pa të”, thotë David Kelly.

zeriamerikes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0