Tregu i punës dhe zhvillimi i ekosistemit të startupeve në Shqipëri, ishin kryefjala e komunitetit të Businessmag në takimin e fundit. Temat dhe personazhet e trajtuar në numrin 29 të revistës, erdhën në një zhvillim të mëtejshëm, në intervistat live dhe trajtimin e temave përmes pyetje-përgjigjeve.
Një prej shqetësimeve kryesore kohët e fundit është tregu i punës. Gjetja e punonjësve, motivimi i tyre dhe mbi të gjitha, mbajtja e tyre. Pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, sfida e sipërmarrjeve në Shqipëri për të gjetur punonjës është bërë më e lartë. Emigracioni ka ndikuar, ashtu si edhe dinamika e ndryshimeve në tregun e punës. Pyetjes së sipërmarrësve se si mund të rekrutojmë punonjës, coach Elida Motro i përgjigjet duke theksuar se, roli i burimeve njerëzorë duhet të jetë proaktiv. Sipas saj, burimet njërëëzore duhet të jenë atje ku janë talentet, profesionistës: në universitet, në zyrat e punës, etj. Në këtë diskutim nuk munguan shembujt konkretë të menaxhimit dhe motivimit të punonjvësve nga kompani në fushën e teknologjisë së informacionit.

Nga diaspora, sipërmarrësi Micky Haxhiislami, duke sjellë përvojën e tij, ftoi sipërmarrësit e rinj të kenë durim në arritjen e suksesit. Sipas tij, “kushdo duhet të jetë i bindur që me punë, suksesi mbërrin”.
Lexo: Kush qëndron pas “House of Zana”, marka e cila mundi Zara-n në një gjyq për markën tregtare
Lajme të mira vijnë nga ekosistemi i startupeve. Falë mbështetjes së Ministrisë së Sipërmarrjes, së fundi një sërë inkubatorësh janë aktivizuar në vend, duke “zier” idetë, planet dhe ëndrrat e të rinjve për sipërmarrje. Në eventin e Businessmag.al Arbi, Bamllari, themeluesi i startup-it të Skaitech, foli për planet e ardhshme të startup-it, i cili synon të sigurojë dronin e parë shqiptar në Ballkan. Kushtrim Shala, drejtues i ICTS Media dhe ICTS Lab, tregoi se ka një dinamikë shumë të mirë në vend dhe Shqipëria, më shumë se vendet e Ballkanit, po evoluon në fushën e startup-eve. Tregu sipas tij, premton shumë, aq sa mund të identifikohen startupet e parë unicorn.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto