Kush qëndron pas “House of Zana”, marka e cila mundi Zara-n në një gjyq për markën tregtare - Business Magazine Albania

Kush qëndron pas “House of Zana”, marka e cila mundi Zara-n në një gjyq për markën tregtare

House of Zana and Zara

Amber Kotrri është pronare e një butiku të vogël me vendndodhje në Darlington të Anglisë, i cili mban emrin “House of Zana”, çdo ngjashmëri me fjalën shqipe për “Zana” është e vërtetë pasi emri në fakt është përdorur qëllimisht nga fjala shqipe. Bashkëshorti i Amberit është shqiptar dhe emrin ajo e zgjodhi veçanërisht nga gjuha e bashkëshortit të saj. Por, ky emër u bë edhe shkak për një gjyq të gjatë me markën gjigante veshjesh, Zara.

Në një intervistë ekskluzive për Business Magazine, ajo na rrëfen momentin kur mësoi se Zara kishte kundërshtuar regjistrimin e saj të markës tregtare duke pretenduar se “House of Zana” ka mjaft ngjashmëri me markën e tyre për të krijuar konfuzion te klientët.

“Kam marrë kundërshtimin për markën tregtare, por nuk e dija se nga kush ishte. Më pas, avokatët e Zarës më kontaktuan për të më thënë se kisha tre muaj kohë për të mbyllur dyqanin, në të kundërt do të merrnin masa ligjore. Nuk pranova të nënshkruaja marrëveshjen dhe ndodhi ajo që mund të imagjinohej. Më lajmëruan që po ndërmerrnin veprime ligjore. Unë nuk kisha asnjë avokat, aq më pak një ekip ligjor që të më mbështeste, kështu që vendosa të përfaqësoja veten time. Gjithmonë e dija se ata kishin xhepa më të mëdhenj se unë, kështu që mblodha provat e mia dhe në Maj patëm një seancë, ku u prezantuan të gjitha provat.” rrëfen Amber.

Kur mori letrën me vendimin, ajo kishte frikë ta hapte, druhej se mund t’i duhej të mbyllte markën e saj, por ajo thotë se u ndje shumë e lehtësuar kur zbuloi se kishte fituar gjyqin, pavarsisht se e gjithë ngjarja u zhvillua në një periudhë të vështirë për të. Amber është nënë e tre fëmijëve tashmë dhe në periudhën e seancës gjyqësore ajo ishte duke sjellë në jetë fëmijën e tretë.

Lexo: Revista 29 e Businessmag. Biznesi në art, suksesi dhe sfidat

“Unë jam shumë mirënjohës për të gjitha bizneset e vogla që më kanë qëndruar pranë, të gjithë klientët dhe është kaq fantastike të dish se kemi mundur një markë kaq gjigante të modës.”

“House of Zana” filloi rrugëtimin e saj online në vitin 2018 dhe në nëntor 2019 hapën dyqanin e tyre të parë në Darlington. Një vit më pasi hapën edhe një butik në Aeroportin Ndërkombëtar Teesside. Por, vetëm një vit më parë Amber vendosi të regjitrojë markën e saj, por ajo këshillon të gjithë ta bëjnë këtë përpara se të regjistrojnë biznesin e tyre.

E pyetur për arsyet e Zarës për të kundërshtuar regjistrimin e saj të markës tregtare, ajo thotë:

“Sinqerisht nuk i kuptoj shumë arsyet e Zara-s. Kam dëgjuar se ka ekipe të Zara-s që po kërkojnë nëpër marka tregtare për të gjetur kompani si të miat dhe i dërgojnë këto letra për të “mbajtur veten në një punë””.

Amber shprehet se nuk e kishte parë kurrë Zarën si konkurrencën e saj, pasi nuk është në tregun e modës së shpejtë. Biznesi i saj përfaqëson një markë veshjesh të qëndrueshme dhe luksoze. “Ndjej se Zara nuk do të ishte kurrë konkurrenca ime, siç nuk do të isha kurrë e tyre.” përfundon ajo.

E motivuar nga fitorja Amber na tregon për planet e saj për të ardhmen: “Së pari do të bëjmë një festë të madhe për regjistrimin e markës dhe jam e gatshme të ndihmoj këdo që po kalon të njëjtën situatë si unë. Përsa i përket biznesit jemi shumë të motivuar për të vazhduar të rritemi dhe të zgjerohemi.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0