Ministria e Financave, në bashkëpunim me projektin gjerman GIZ, kanë nënshkruar një marrëveshje që ndihmon arsimin profesional në vend.
Nxënësit do të kenë munësinë tashmëm që të kryejnë semestra shkëmbimi me shkolla simotra në Europë, për të përfituar më shumë eksperiencë.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Nënshkruam me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ, marrëveshjen në fushën e arsimit profesional për mbështetjen e dy shkollave “Karl Gega“ në Tiranë dhe “Beqir Cela“ në Durrës.
Kjo mbështetje vjen në kuadër të projektit ProSeed, që përmes përfshirjes së aftësive digjitale dhe teknologjive të gjelbra, u krijon të rinjve mundësi punësimi.
Nxënësit e këtyre shkollave profesionale do të kenë mundësi shkëmbimi brenda rajonit dhe me vende të tjera të BE-së GIZ Albania”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.