Vendimet e qeverisë/ Zgjatet kompensimi për transportin publik. Bordi i Transparencës vazhdon funksionin - Business Magazine Albania

Vendimet e qeverisë/ Zgjatet kompensimi për transportin publik. Bordi i Transparencës vazhdon funksionin

Kompensimi i naftës për transportin publik do të zgjatet edhe me tre muaj. Vendimi është miratuar sot nga qeveria dhe sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku kjo masë mbështetëse do të jetë e vlefshme deri në fund të muajit tetor.

Sipas saj, kjo masë nuk do të ketë kosto shtesë për arkën e shtetit, pasi përgjatë kësaj periudhe do të përdoret pjesa e pashfrytëzuar e parave që ishin planifikuar në paketën e parë antikrizë për transportin publik.

“Nga paketat e vënë në dispozicion gjatë prillit është konsumuar rreth 60% e fondeve në dispozicion. Do të preferonim që këto fonde të ishim konsumuar të gjitha. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vazhdojë dhe të qëndrojë në fuqi deri në tetor. Nuk do të ketë asnjë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi I vitit në paketën anti krizë” – tha Belinda Balluku

Paketa për kompensimin e naftës 100 lekë për litër për transportin publik, një nga sektorët më të prekur nga pandemia dhe kriza e çmimeve  ka hyrë në fuqi ne mes të muajit prilli.

Lexo edhe: Çmimi i energjisë drejt rritjes. Nga tetori konsumatorët familjarë në dy fasha

Ndërsa fondi i vënë në dispozicion për të mos rritur çmimin e biletave për shkak të shtrenjtimit të naftës ishte 500 milionë lekë.

Me gjithë çmimin më të lartë të naftës krahasuar me vendet fqinje dhe akuzat e opozitës se bordi i transparencës është bordi i vjedhjes së qytetarëve, Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, thotë se çmimi me të cilin sot shitet një litër naftë nuk është abuziv.

“Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi i transparencës është aty për të kontrolluar dhë për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim e as nuk e ulim dot çmimin. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa ndërkohë që në Shqipëri ngrihet, fakt që është totalisht i rremë dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë më çmimin e produktit krudo, ndërkohë çmimi të cilit ne i referohemi në bordin e transparencës ka të bëjë më çmimin e produktit, pra më çmimin e naftës, benzinës apo gazit dhe i referohemi çmimit të bursës plants. Kështu që ështe shumë e lehtë për ta parë si janë çmimet në bursë, janë në rënie apo në ngritje.” – u shpreh Belinda Balluku.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0