Çmimi i energjisë drejt rritjes. Nga tetori konsumatorët familjarë në dy fasha - Business Magazine Albania

Çmimi i energjisë drejt rritjes. Nga tetori konsumatorët familjarë në dy fasha

Çmimi i energjisë

Gjatë një interviste televizive, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se duke nisur nga data 1 tetor do të vendoset si tavan fasha prej 800 kilovat/orë dhe konsumatorët familjarë. Mbi këtë sasi, do të faturohen me vlerën e tregut.

“Fasha mbi 800 do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, në synimin tonë është  të nisë me 1 tetor”, tha Balluku. Ajo kujtoi se, çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare kanë kaluar çdo parashikim, ku sot vlera arriti në 616 euro për megavat.

Ministrja tha se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të energjisë ndërsa shtoi se, do të ketë një task-forcë në terren për të ndaluar abuzimet, si nga konsumatorët familjarë, ashtu edhe bizneset. “Është e domosdoshme në këto momente, si për të vënë në funksion të gjithë eficencën energjetike, duke nisur nga bashkitë tek entitetet private”, u shpreh Balluku.

Lexo edhe: Nënshkrimi i marrëveshjes për sigurinë kibernetike, Ministrja Balluku: Strategji për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së të dhënave

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se kaskada e Drinit është mirëmenaxhuar, teksa njoftoi se në fillim të shtatorit në Vlorë do të vendosen 2 anije që do të prodhojnë energji që njihen si termocentrale lundruese. “Ne presim që të ankorohen në fillim të shtatorit dhe të jenë të gatshme për prodhim në tetor”, bëri të ditur Balluku.

Në pozicionin e zv.kryeministres, Balluku pohoi për hartimin e një pakete tjetër mbështetëse për familjarët dhe bizneset që nuk përballojnë dot rritjen e tejskajshme të çmimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0