“Miqësisht Elida”, vjen si një seri podcast-esh nga Elida Motro, drejtuese e EMI-CC. Ajo i realizon këto podcaste në bazë të përvojave të saj personale nga puna e përditshme me klientë të ndryshëm.
Në një nga podcastet e saj, Elida flet për tregun e punës në Shqipëri dhe Kosovë dhe se si nuk duhet të zvarritemi në këtë treg pune. Ajo sugjeron të jemi më kërkues ndaj vetes për çfarë planifikojmë dhe kemi dëshirë të arrijmë si objektiva në planet tona të punësimit.
Në podcastin “Puna që do, nuk të vjen në derë, kërkoje” – Elida sugjeron ACTS.
Ç’ka do të thotë: Articulate, Communicate dhe Take ActionS.
Pra, – artikulo çfarë nevoje ke, – komuniko me tregun dhe – merr hapa konkretë për të rregulluar, përmirësuar dhe lulëzuar veten tënde në tregun e punës.
EMI-CC (EMI – CC Coaching and Consulting) është një kompani e dedikuar për t’u dhënë njerëzve – me ambicie në tregun e punës – mekanizma arsimorë dhe praktikë për të qenë të frytshëm në tregun e punës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.