5 pyetje për një rinisje - Business Magazine Albania

5 pyetje për një rinisje

5 pyetje për t’iu përgjigjur për të nisur të Hënën

Teksa vera ka hyrë, fundjavat e gjata të pushimeve ju ofrojnë mundësinë për të reflektuar dhe për të ecur përpara në karrierën tuaj, duke bërë pyetjet më poshtë.

  1. Çfarë dua?

Edhe pse duket e thjeshtë, kësaj pyetjeje nuk është e lehtë t’i jepni përgjigje. Disa luftojnë me pasiguritë dhe frikërat për të njohur dëshirat e tyre të vërteta; të tjerët nuk kanë pasur kohë t’i përgjigjen kësaj pyetje sepse kanë qënë të zënë duke punuar gjithë kohën.

Çelësi për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është të jeni të qartë për gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju. Duhet një analizë e kujdesshme e vetes, dhe here pas here, një kontroll faktesh: a dëshironi vërtet dhe a jeni të gatshëm të bëni atë që duhet për ta arritur?

Kjo mund të jetë koha e përkryer “për të rikrijuar veten” dhe ju mund ta shfrytëzoni atë për të bërë atë që keni dashur në fillim të karrierës suaj.

Elementi më  i rëndëishëm këtu është të jeni sa më të qartë. Ju nuk mund të ecni përpara nëse nuk jeni të qartë dhe nuk e dini se çfarë kërkoni.

  1. A janë veprimet e mia në përputhje me qëllimet e mia?

Të jeni të qartë për atë që dëshironi nuk është e mjaftueshme; ju duhet të mundoheni që veprimet tuaja të jenë në përputhje me qëllimet tuaja.

Lexo: Si të negocioni pagën me inteligjencë

Vetëndërgjegjësohuni për të kuptuar se si i kaloni ditët tuaja. Mos e shpërdoroni kohën tuaj dhe pyeteni veten rregullisht nëse ato që po bëni janë në përputhje me qëllimet tuaja afatshkurtra ose afatgjata.

  1. Çfarë ndryshimesh duhet të bëj për të mbështetur qëllimet e mia?

Ambienti juaj, i cili përfshin miqtë, kolegët, zakonet dhe mënyrën e jetesës, ndikon te ju shumë më shumë sesa mund ta mendoni, për mirë ose për keq.

Nëse ambienti juaj po ju pengon që të përmbushni qëllimet tuaja, hiqni dorë prej tij.

Mos harroni se nëse nuk përpiqeni për të ndryshuar diçka që nuk ju pëlqen, atëherë ju po e zgjidhni vetë për ta vazhduar atë.

  1. A jam duke e prezantuar veten ashtu siç duhet?

Në ditët e sotme, LinkedIn është vendi i parë që shumë punëdhënës i referohen kur duan të shtojnë apo ndryshojnë stafin e punonjësve të tyre. Nëse nuk e keni përditësuar profilin tuaj kohët e fundit, ose historiku i punësimit është i paplotë ju duhet ta ndryshoni menjëherë atë por kini parasysh që të hiqni informacionin e panevojshëm që nuk përputhet me qëllimet tuaja.

  1. Çfarë po më ndalon të ndërmarr veprime?

Megjithëse mund të tundoheni të fajësoni shefin tuaj të keq apo pandeminë, ajo që po ju pengon nuk është faktor i jashtëm por është i brendshëm. Pengesa numër një e suksesit është frika.

Frika është një emocion i fuqishëm. Shpesh përdoret  si një mur mbrojtës nga gjërat që mund të na bëjnë keq. Por ndonjëherë, dëmi i vërtetë vjen nga mosveprimi që shkakton frika.

Deri në momentin kur të merrni përgjegjësinë për rrugën tuaj drejt rritjes profesionale, gjithçka do të mbetet e njëjtë. Për të ecur përpara, ju duhet guxim për të pranuar dhe hequr dorë nga frika juaj.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0