Elon Musk e sfidon drejtorin ekzekutiv të Twitter në një ‘debat publik’ në lidhje me ‘robotët’ - Business Magazine Albania

Elon Musk e sfidon drejtorin ekzekutiv të Twitter në një ‘debat publik’ në lidhje me ‘robotët’

Elon Musk e sfidon drejtorin ekzekutiv të Twitter në një ‘debat publik’ në lidhje me ‘robotët’

Ndoshta Elon Musk nuk dëshiron një betejë ligjore me Twitter. Pasi ai u kërkoi avokatëve të tij që të përgatisin një dokument argumentues prej 165 faqeve ku shpjegohet se pse ai nuk dëshiron që të vazhdojë drejt finalizimit të marrëveshjes së blerjes së platformës me vlerë prej 43.2 miliard eurove.

Musk sugjeroi që ta zgjedhin rrëmujën në publik, ndoshta përpara një jurie të fansave të Tesla, përdoruesit e Dogecoin, dhe kolonizatorët potencial të Mars-it përkrah ndjekësve të tij në Twitter, në mënyrë që t’i shkojnë në fund çështjes së ashtuquajtur me “robotë” të Twitter-it.

“Unë sfidoj @paraga në një debat publik në lidhje me përqindjen e “robotëve” në Twitter”, shkroi Musk në forumin e tij prej 102 milion ndjekësve. “Le t’i tregojë publikut se Twitter ka më shumë se 5 për qind përdorues ditor të rremë ose të padëshiruar”, vazhdoi tutje Musk.

Musk e vendosi  tweet-in në krye të faqes së tij dhe pastaj e bëri një sondazh ku i pyeste ndjekësit e tij nëse ata e besojnë argumentin e Twitter ku ata thonë se kanë më pak se 5 për qind përdorues aktiv ditor të cilët janë “fake/spam”.

Dy opsionet e sondazhit janë “Po” me 3 emoji të robotëve, duke nënkuptuar në mënyrë të zgjuar se cili do përdorues që e zgjedh atë opsion është “robot, dhe opsioni tjetër “Lmaoo jo”.theverge

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0