Rihapet pjesërisht e-Albania, vijon puna për ringritjen e sistemit - Business Magazine Albania

Rihapet pjesërisht e-Albania, vijon puna për ringritjen e sistemit

e-Albania

Pas katër ditësh bllokim për efekt mbrojtjeje nga një sulm kibernetik, platforma shtetërore e shërbimeve  e-Albania thotë se janë rikthyer për përdorim nga qytetarët 1118, nga 1225 shërbimet elektronike. Sipas e-Albania tashmë merren nga platforma digjitale, dokumentet me vulë elektronike, certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore, pra dëshmia e penalitetit.

Lexoni: E-Albania ende jashtë funksionit. Sulmi kibernetik mund të rezultojë në fshirje të dhënash

Gjithashtu është bërë e mundur aplikimi për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve përfshirë shërbimet e regjistrimit të biznesit. Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe shërbime të tjera si ato për pronat, vërtetimet e ndihmës ekonomike, konsultat mjekësore, kërkesat  për të përfituar nga programet e strehimit social, për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit.

AKSH angazhohet se do të vijojë punën deri në rikthimin në funksion të plotë të çdo shërbimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0