Që në moshë të re, Wendy Lund është udhëhequr nga interesi për sipërmarrjet, e frymëzuar nga i ati, CFO i një zinxhiri gjigand shitjesh në New York, që i mësoi asaj fuqinë që vjen nga ngritja e diçkaje nga fillimi. I ati i tregoi se kompanitë nuk janë të ndërtuara nga një person i vetëm, përkundrazi, janë të ndërtuara nga grupe njerëzish që punojnë drejt të njëjtit vizioni.
Ndërkohë që Lund nuk ka nisur ende zyrtarisht një biznes të vetin, ajo i ka përdorur gjithmonë bazat e sipërmarrjes me kompanitë për të cilat ka punuar përgjatë karrierës së saj. Nëpërmjet pranimit të vlerave të konceptit “intrapreneurship”, ajo ka mundur tëë energjinë e saj drejt inovacionit dhe ndërtimit në një drejtim për të cilin ajo është ekstremisht pasionante, shëndeti i grave.
Një shkëndijë që lindi kur ajo qe ende studenteë degën e historisë dhe studimeve gjinore në University of Albany dhe më pas gjatë studimeve të saj të masterit në historinë e grave pranë NYU. Kjo e çoi atë në Ligën Kombëtare të Infermierisë (National League of Nursing), ku mbështeti jetët e mësuesve të infermierëve, kryesisht femra. Ky rol e çoi me vonë drejt Federatës për Prindërim të Planifikuar të Amerikës (Planned Parenthood Federation of America), ku u bë Zëvëndës Presidente e Marketingut. Në këtë federatë vendosi pasionin e saj për të punuar dhe mbrojtur idetë në të cilat besonte, ndërkohë që vinte në punë shpirtin e saj prej sipërmarrëseje, duke konceptuar dhe nxjerrë në treg programe mbi licensimin për shëndetin e femrave, gjetjen e mënyrave për të financuar ato, si edhe mbështetjes së nevojave të federatës në lidhje me marketingun.
Të gjitha rrugët e drejtuan për tek Organon, ky Lund është CCO (Chief Communications Officer). Organon është kompania më e madhe në llojin e saj për shëndetin e grave. E lindur gati një vit më parë, në 3 Qershor 2021, Lund është e përqëndruar që t’u drejtohej gjithë pabarazive me të cilat gratë janë përballur në fushën e shëndetësisë prej shumë kohësh. Pranimi i këtij vendi pune nga ana e saj ishte tejet I lidhur me vizionin e kompanisë për të “krijuar një të ardhme më të mirë e më të shëndëtshme për çdo grua”, thirrje që atë e ka udhëhequr gjatë gjithë jetës. Kjo ishtë mundësia e saj për të përqëndruar aftësitë dhe njohuritë e saj në një qëllim, pranë një kompanie të krijuar për të sjellë ndryshim.
“Unë e dija se do të isha në vendin e duhur për të bërë një ndryshim të vërtetë për miliona gra,”- tha ajo. “Gjithçka ne kemi ndërtuar tek Organon është ndërtuar nga fillimi, gjë që ka qenë shumë entuziasmuese. Ne kemi mundësinë proverbiale të marrim një copëz argjile e ta formëzojmë në diçka kuptimplotë.”
Në vitin e saj të parë si CCO, Lund ka thyer tabu-të dhe mbi gjithçka në lidhje me shëndetin femëror.
Përktheu Aja Çela
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto