Shqipëria e rrezikuar nga ndryshimet klimatike. Mundësi ndryshimi nëse përmirësohen në kohë shërbimet - Business Magazine Albania

Shqipëria e rrezikuar nga ndryshimet klimatike. Mundësi ndryshimi nëse përmirësohen në kohë shërbimet

ndryshimet klimatike

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, së bashku me Helvetas dhe Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, organizuan seminarin dedikuar Ndryshimeve Klimatike, me të ftuar kryesore Rupa Mukerji, eksperte ndërkombëtare dhe bashkë-autore e raportit të gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Ky seminar ishte një hapësirë diskutimesh me aktorë të ndryshëm, nga sektori privat, akademia dhe përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërlidhja dhe bërja bashkë e këtyre aktorëve përmes këtij seminari synon të nxisë diskutimin publik dhe ndërgjegjësimin lidhur me temën, duke u bazuar në raportin e IPCC.

Rupa Mukerji, bashkë-autore e studimit tregon se Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga ngrohja globale, por u ndal dhe në mundësitë që ka Shqipëria dhe sektori privat nëse ndërmarrin hapat e duhura.

Lexo: “E pashmangshme”: Njerëzit që jetojnë në bregdet mund të detyrohen të lëvizin për shkak të ndryshimeve klimatike

“Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara krahasuar me vende të tjera në Europë. Ka rreziqe si tërheqja e detit, dalja e lumenjve nga shtrati dhe rritje të temperaturave. Të gjitha këto kanë ndikim të madh në mjedis.

Shqipëria duhet të punojë me përmirësimin e shërbimeve të agroturizmit, të menaxhimit të mbetjeve. Duhet të jepen informacione të shpejta dhe të vazhdueshme te fermerët, tek punonjës të sektorit të turizmit, pasi kjo është një mundësi e mirë edhe për tu zhvilluar.”- shprehet znj. Mukerji.

Gjatë seminarit u prezantuan studime nga akademia, si dhe veprimet dhe masat e ndërmarra nga aktorë publikë dhe privatë në menaxhimin e mbetjve. Por pavarësisht kësaj, niveli i ndërgjegjësimit mbetet i ulët. Kjo për shkak edhe se kompleksiteti i temës është i lartë.

Bazuar në raportin e gjashtë të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) diskutimi u fokusua më tej dhe në mënyrat se si gjetjet kryesore mund të çojnë në më shumë ndërgjegjësim, të nxisin veprime, por edhe se si shkenca klimatike mund të trajtojë më tej punën dhe politikat për klimën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0