Artistja me famë botërore dëshiron të arrijë 600,000 sipërmarrës latinë përmes programit të kredisë.
Partneriteti i ri i Jennifer Lopez-it po u siguron sipërmarrësve latinë një mundësi prej 14 miliardë dollarësh në kapital hua deri në vitin 2030.
Lopez po bashkohet me Grameen America, një organizatë mikrofinanciare me bazë në New York, për të zgjeruar aksesin në kapital me synimin për të arritur 600,000 sipërmarrës latinë, duke investuar gjithashtu gjashtë milionë orë në trajnimin e edukimit financiar për këto gra.
“Ne kemi qenë shërbëtorë, njerëz që gatuanin në kuzhinë dhe kujdeseshin për shtëpinë. Kjo është ajo me të cilën jam rritur,” thotë Lopez. Ajo gjithashtu ndan me Inc. se nëna e saj nuk shkoi në kolegj sepse ajo nuk e kishte atë mundësi. Por përmes partneritetit, Lopez shpreson të krijojë një peizazh më të barabartë dhe gjithëpërfshirës për sipërmarrësit Latinë.
Misioni i Grameen nënvizon se si aksesi në kapitalin e biznesit është një e drejtë njerëzore, sipas Andrea Jung, CEO dhe president i organizatës. “Pavarësisht gjinisë, racës apo të ardhurave, ne duam të sigurohemi që të gjithë të kenë atë rrugë për të dalë nga varfëria dhe drejt përfshirjes financiare në një sistem që në thelb dëmton komunitetet me ngjyrë dhe i pengon gratë të kenë akses në kapital,” thotë Jung.
Jung shton se qëllimi i Grameen është që kreditë të ndihmojnë sipërmarrësit të krijojnë të ardhura nga biznesi – të cilat ajo thotë se “reflektohet në normën historike 13-vjeçare të ripagimit prej 99.6 përqind nga këto gra”. Jung thotë se madhësia mesatare e kredisë në Grameen është rreth 5,000 dollarë, megjithëse huatë për herë të parë nuk i kalojnë 2,000 dollarët kur një anëtar i bashkohet programit.
Lexoni: Jennifer Lopez është shembull për gratë që duan t’i investojnë paratë e tyre
Për të hyrë në kredi, të interesuarit duhet të bëhen anëtarë të Grameen. Më pas atyre u kërkohet të kryejnë një kurs trajnimi financiar njëjavor përpara se të marrin kredinë e tyre, por duhet të vazhdojnë të marrin pjesë në seancat javore të edukimit financiar. Anëtarët e Grameen gjithashtu duhet të kryejnë pagesa për kreditë e tyre në baza javore.
Kreditë janë të destinuara vetëm për përdorim biznesi (në vend të kredive konsumatore) dhe mund të përdoren për nevojat e kapitalit qarkullues, duke filluar nga inventari deri te pajisjet e reja për t’u marrë me qira e kështu me radhë.
Jung shpjegon se institucioni pret që bizneset që po aplikojnë për kredinë të jenë të ligjshme edhe brenda shteteve të tyre..
/inc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.