Shqipëria, e pa mësuar në tregun e saj me brande ndërkombëtare ku ende ka mungesë të markave që promovojnë jetën e shëndetshme dhe mirëqenien e përgjithshme, ka qenë në fakt një nga zgjedhjet e investimit të një prej markave më të rëndësishme botërore të sistemeve të gjumit – Krevatit legjendar DUX nga Duxiana.
Kur Duxiana hyri në tregun Shqiptar në 2016-ën, ofroi një realitet të ri për mënyrën se si klienti shqiptar e kupton gjumin dhe rëndësinë e tij.
Krijuar në 1926-ën në Malmó, Suedi nga Efraim Ljung, DUX u konceptua jo thjesht si një shtrat, as si një mobilje për dhomën e gjumit dhe aq më pak si një dyshek, por si përpjekje e krijuesit të saj në prodhimin e një sistemi gjumi që i jep trupit të njeriut mundësinë për rigjenerim. Prej vitesh Duxiana ka qenë subjekt studimesh, ku më i rëndësishmi është ai nga Instituti Karolinska, i cili është dhe institucioni akordues i çmimit Nobel në Mjekësi. Studimet nga ky institut kanë treguar se njerëzit që flejnë në një shtrat DUX mund të arrijnë fazën REM të gjumit më shpejt dhe mund të rrinë më gjatë në kë fazë. Kështu, trupi dhe mendja e tyre arrijnë të kenë mundësi më të mira ripërtëritjeje.
Katër gjenerata të familjes Ljung kanë pasur synimin të zhvillojnë përmes fjalës së fundit të teknologjisë sistemet e fjetjes më të rehatshme në treg. “Si një biznes familjar, përgjegjësia jonë primare janë klientët tanë, integriteti i produktit tonë si dhe përkushtimi ynë ndaj rehatisë, qëndrueshmërisë dhe zhvillimi teknologjik i mëtejshëm i Shtratit. Prej afro një shekulli, produktet tona janë testuar dhe çertifikuar nga autoritetet shkencore, por mbi të gjitha nga katër gjenerata klientësh.” – shprehet për Business Magazine, Oscar Ljung, Drejtor Ndërkombëtar i Shitjeve për DUX Beds.
Saimir Topollari, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Duxiana Albania, shprehet se shtretërit DUX fituan kuriozitetin dhe interesin e klientëve shqiptarë të cilët përqafuan menjëherë filozofinë e kompanisë dhe mundësinë për një jetë më të shëndetshme dhe cilësore. Ai shprehet se sfida për tregun shqiptar, është të luftuarit e mëndësisë e cila cilësinë e një shtrati e lidh vetëm me llojin e dyshekut që do të thotë se koncepti i sistemit të fjetjes është thuajse i panjohur. Por, ndërkohë klientët shqiptarë vlerësojnë gjithmonë të jetuarit mirë dhe janë të gatshëm për të investuar në një stil jetese që përkthehet në investim për mirëqenien e përgjithshme.
Më datë 24 maj, Duxiana Albania së bashku me Ambasadën Suedeze në Shqipëri, të drejtuar nga Ambasadorja Znj. Elsa Håstad, organizuan një event pritjeje për arkitektët dhe interior designers, drejtues të industrisë imobiliare si dhe sipërmarës të ndryshëm shqiptarë. Ata u njohën me historikun e DUX si dhe veçantitë e papërsëritshme të këtij sistemi fjetjeje.
Në fjalën e saj, znj. Hastad u ndal në rëndësinë që bizneset dhe brandet e rëndësishme suedeze i japin ekonomisë së qëndrueshme, ruajtjes së ambientit dhe promovimit të mirëqenies dhe shëndetit duke theksuar se këto janë baza të rëndësishme që përcillen qartë edhe nga një kompani si Duxiana Albania.
Eventi u mbyll nga z. Saimir Topollari, i cili i prezantoi të ftuarit me cilësitë e shtratit DUX. Duke filluar nga prodhimi artizanal, sistemi i ndërlidhur i sustave i cila funksionon si një trup i vetëm dhe përbëhet nga afro 3 km tel i bërë nga çeliku më cilësor Suedez, latex nga pemët e pyejeve suedeze dhe çdo material i cili përdoret për jetëgjatësi, shëndet dhe mbrojtje të ambientit.
Një kuriozitet që i tërhoqi të ftuarit mbi shtratin DUX, është veçoria se ky shtrat trashëgohet nga brezi në brez dhe në këtë mënyrë nuk përfundon në landfille.
Për më shumë klikoni www.duxiana.al dhe www.duxiana.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.