Forumi Ekonomik Botëror mes frikës nga recesioni dhe krizës klimatike - Business Magazine Albania

Forumi Ekonomik Botëror mes frikës nga recesioni dhe krizës klimatike

Forumi Ekonomik Botëror

Lufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në Davos të Zvicrës filloi takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). 2.500 pjesëmarrës nga politika, biznesi dhe shoqëria do të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Takimi zhvillohet tradicionalisht në mes të janarit, por u shty për shkak të pandemisë së koronës – e tani gjendet tani nën trysninë e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe pasojave të tij në mbarë botën.

Në fillim të takimit Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, bëri thirrje në “Süddeutsche Zeitung” për një plan Marshall për rindërtimin e Ukrainës. Forumi, i cili vazhdon deri të enjten, u hap me një fjalim të presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u lidh përmes videos. Në të Zelenski bëri thirrje për “sanksione maksimale” kundër Rusisë, për shembull një embargo për burimet ruse të energjisë.

Paralajmërim për recesionin global

Ndër çështjet e tjera që trajtohen në këtë forum janë edhe ato që kanë të bëjnë me furnizimin ndërkombëtar me energji dhe balanca midis fitimit ekonomik dhe drejtësisë sociale. Ministri federal gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha në fjalën e tij në Davos se sheh katër kriza të ndërlidhura me njëra-tjetrën: inflacion i lartë në shumë vende, kriza energjetike, mungesa e ushqimeve dhe kriza klimatike. “Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet nëse fokusohemi vetëm në njërin nga problemet”, paralajmëroi Habeck. “Por nëse nuk zgjidhet asnjëri nga problemet, atëherë jam vërtet i shqetësuar se po kalojmë në një recesion global” – tha ai.

Lexo: Davos, Zelenskyy kërkon sanksione maksimale kundër Rusisë

Një recesion i tillë do të kishte efekte serioze jo vetëm për mbrojtjen e klimës, por edhe për stabilitetin global në tërësi, vazhdoi Habeck. Megjithatë, nëse çdo vend kujdeset vetëm për veten, kjo do ta përkeqësojë krizën. “Ne duhet t’i mbajmë tregjet hapur”, tha ministri i gjerman i Ekonomisë.

Sipas Habeck duhet të ndryshojnë në të njëjtën kohë edhe rregullat e tregjeve. Nuk bëhet fjalë për de-globalizim, por për më shumë bashkëpunim dhe solidaritet, tha Habeck në Davos.

Oxfam bën thirrje për taksa më të larta për të pasurit

Për shkak të rritjes së pabarazisë kudo në botë organizata e zhvillimit Oxfam bëri thirrje në fillim të Forumit Ekonomik Botëror për një taksim më të madh të kompanive si dhe të miliarderëve.

“Është e papranueshme që korporatat dhe miliarderët pas tyre po nxjerrin fitime rekord, ndërkohë që miliona vetë detyrohen të mos hanë një vakt, të fikin ngrohjen, të mos kenë mundësi të paguajnë faturat e tyre dhe të pyesin se çfarë të bëjnë për të mbijetuar”, tha zëdhënësi i Oxfam, Manuel Schmitt.

Sipas Oxfam qeveritë duhet të marrin urgjentisht kundërmasa dhe të taksojnë korporatat dhe super të pasurit. Schmitt kërkoi që në Gjermani duhet të rifutet sërish tatimi mbi pasurinë si dhe të vendoset një taksë njëherëshe për ata që kanë pasuri shumë të mëdha si dhe një taksë mbi fitimin për korporatat. Sipas Oxfam-it më të pasurit në botë janë pasuruar edhe më shumë që nga fillimi i pandemisë korona dhe pasuria e miliarderëve është rritur me 42 për qind.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0