Shqiptarët Dean Çelaj dhe Erblin Ribari në listën e Forbes "30 under 30" - Business Magazine Albania

Shqiptarët Dean Çelaj dhe Erblin Ribari në listën e Forbes “30 under 30”

“30 under 30” ose ndryshe 30 persona nën moshën 30-vjeçare listohen çdo vit nga revista prestigjioze Forbes, ky listim përfshin grupimin kryesor të cilët kanë patur sukses në biznes dhe impakt të konsiderueshëm në shoqëri.

Këtë vit në listim ishin dhe dy djem shqiptarë, Dean Çelaj dhe Erblin Ribari, në kategorinë e Impaktit Social dhe Financës.

Dean Çelaj, themeloi Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t’i shikojnë falas. Kur Covid-19 goditi Shqipërinë, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip.

Erblin Ribari, shqiptari nga Kosova është CFO në dua.com, një aplikacion që ofron përputhje të personave me njëri-tjetrin, me pagesa që mundësojnë transaksione nga kolegët. Dua ka mbledhur 4.75 milionë dollarë fonde dhe vlerësohet plot 32 milionë dollarë, me 130,000 përdorues aktivë në aplikacion. Ribari ka marrë një MBA nga Instituti i Teknologjisë në Rochester dhe dua.com është inkubuar në Harvard Innovation Labs.

Rikujtojmë se në vitin 2020 një tjetër shqiptar ishte pjesë e listës së Forbes, Geri Çupi, themelues i startup-it Twig dhe bashkëthemelues i Hajde App.

Lexo: Startup-i shqiptar Hajde fiton 1 milionë dollarë investim. Erli Çupi tregon për planet e zgjerimit dhe implementimit të kriptomonedhave

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0