Konfindustria vlerëson, se Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar në plotësimin e qëllimit të themelimit, duke krijuar edhe problematika shtesë me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare në tërësi.
Sipas njoftimit për shtyp të Konfindustrisë, Bordi ka përplasje të qartë të interesit në përfaqësim me gjysmën e numrit të antarëve, që i përkasin pikërisht operatorëve të tregut, që duhet të vëzhgohen për spekullime të mundshme, metodologjive të paqarta, që përcaktojnë vendimarrje subjektive me hapsira të gjera edhe për korrupsion.
Konfindustria kërkon, që ekzekutivi dhe vendimarrja politike të krijojnë Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Si shembull i krijimit dhe funksionimit të ERRK të jetë modeli i agjencisë së ngjashme në Maqedoninë e Veriut. Tregu i karburanteve në MV në vazhdimësi dhe pavarësisht krizës së fundit të Ukrainës ka cmime 25-35% më të ulta dhe standarte të cilësi së sesa Shqipëria.
Sipas Konfindustrisë, Tregu i Karburanteve në Shqipëri ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli në tregtinë me pakicë dhe oligopoli në tregtinë me shumicë. Tregu shqiptar i karburanteve shfaqet me përqëndrim vertikal dhe horizontal të fortë, duke filluar nga shërbimet portuale, shitjen me shumicë deri në shitjen me pakicë, krejtësisht e ndaluar në vendet e zhvilluara demokratike.
Krahas pasojave të rënda ekonomike për biznesin dhe qytetarët në cmim dhe cilësi të ardhura nga mungesa e konkurencës në tregun e karburanteve ka dyshime të arsyeshme për kontrabandë masive në nivele, që arrijnë në 30% të sasisë së përgjithshme të konsumit me qindra milionë dollarë dëmë për buxhetin e shtetit. Tregu i karburanteve në Shqipëri është nga më të mëdhenjtë të ekonomisë kombëtare me mbi 10% të PPB.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.