Shqipëria është ndër vendet me inflacionin më të ulët në Europë. Sipas të dhënave nga INSTAT që bën harmonizimin e indeksit të çmimeve në Shqipëri me vendet e Bashkimit Europian, më të ulët se në indeksin e çmimeve e ka vetëm Portugalia, Norvegjia, Islanda dhe Zvicra.
Mesatarja e inflacionit në 27 vendet e BE është 7.8%, ndërsa në muajin mars vendi e regjistroi në 5.52%.
Në Bashkimin Europian një faktor, i cili po ngre në stratosferë çmimet është energjia elektrike dhe lëndët e tjera djegëse, ndërsa në Shqipëri dy grupet kryesore të impaktuara janë ushqimet dhe transporti.
Lexo edhe: “Kriza e çmimeve”/ Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 20 vite në muajin mars
Qeveria po subvencionon çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla dhe ka vendosur një çmim preferencial prej 18.8 lekësh për 7400 biznese të tjera. 28 miliardë lekë janë të vendosura si garanci nga Buxheti, por nëse çmimet mesatare të blerjes së energjisë prej 200 eurosh do të vazhdojnë përgjatë vitit, fatura llogaritet të shkojë mbi 100 miliard lekë.
Një tjetër faktor që ka ndihmuar në këtë nivel më të ulët inflacioni është edhe mbiçmimi i lekut, i cili në raport me euron ka arritur në nivelin 120.18, niveli më i ulët që nga vitit 2007.
Por, edhe pse është në nivel më të ulët se në Europë, në raport me të ardhurat kjo rritje çmimesh ndjehet më shumë, pasi jemi gjithashtu ndër vendet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për banorë. Një tjetër arsye është dhe fakti se në strukturën e shpenzimeve të një familje 42% e parave shkon për ushqime.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.