Programuesit rusë pritet të lançojnë versionin e tyre të Play Store pasi Google ndaloi përdorimin e shërbimeve të tij - Business Magazine Albania

Programuesit rusë pritet të lançojnë versionin e tyre të Play Store pasi Google ndaloi përdorimin e shërbimeve të tij

Teksa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon, shumë kompani gjigante globale kanë ndërmarrë “sanksione” të ashpra ndaj kësaj të fundit në shenjë proteste për të dhënë mesazhet e ndalimit të luftës.

Google është një ndër këto kompani, e cila ka vendosur të ndalojë përdorimin e Google Play Store dhe marrjen e pagesave të YouTube në Rusi.

Megjithatë një organizatë e përbërë nga zhvillues të ndryshëm rusë kanë deklaruar se ato po krijojnë një aplikacion zëvëndësues të Play Store i cili do të quhet NashStore (Dyqani Ynë në shqip). Në këtë aplikacion do të bëhet e mundur pagesa me sistemin e banker të kartave Mir, duke lejuar që zhvilluesit të marrin pagesat për aplikacionet e tyre.

Lexo edhe: Google do të lançojë një filtër kundër komenteve abuzive online në ndihmë të gazetarëve

“Për fat të keq rusët nuk mund të përdorin më normalisht Google Play për të blerë aplikacione dhe zhvilluesit kanë humbur burimin e tyre të të ardhurave. Prandaj ne kemi krijuar një aplikacion të ri rus të quajtur NashStore.” tha Vladimir Zykov, një përfaqësues i Organizatës së Platformave Dixhitale.

Ky dyqan i ri aplikacionesh do të lançohet në datën 9 maj, e cila përkon gjithashtu me ditën e fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky nuk do të jetë dyqani i parë vendas i aplikacioneve, pasi më parë gjigandi i teknologjisë Yandex ka ofruar Yandex Store si një alternativë.

independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0