A duhet të dërgojmë email, mesazh apo telefonatë? Studiuesit kanë zbuluar përgjigjen e kësaj pyetjeje të vjetër - Business Magazine Albania

A duhet të dërgojmë email, mesazh apo telefonatë? Studiuesit kanë zbuluar përgjigjen e kësaj pyetjeje të vjetër

mesazh apo telefonatë

Nëse keni nevojë për dikë që t’ju ndihmojë me diçka, pyesni personalisht, thotë një studim i ri nga Universiteti Cornell dhe Universiteti Ryerson.

Çfarëdo që të bëni, mos dërgoni email, ose mesazh. Kjo, nëse dëshironi që dikush t’ju ndihmojë vërtet.

Një studim i ri kërkimor zbulon se komunikimi personal është mënyra më e suksesshme për të marrë ndihmën që ju nevojitet. Nëse ky nuk është një opsion, një telefonatë ose telefonatë video janë më të mirat.

Lexoni: Tre mënyra për t’i bërë email-et interesante për t’u hapur

“Kërkesat personale ishin 67% më efektive se thirrjet audio dhe video në një studim”, shpjegon profesoresha e asociuar e Universitetit Cornell, Vanessa Bohns. “Në një studim tjetër, kërkesat për video dhe audio ishin 86% më efektive sesa kërkesat me email.”

Gjithashtu pjesëmarrësit në studim nënvlerësojnë efektivitetin e komunikimit personal.

Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0