Ann Hiat, një veterane e Silicon Valley prej 15 vitesh tregon se si u punësua menjëherë tek Amazon pas një interviste mbresëlënëse pune me Jeff Bezos në vitin 2002.
Bazuar në qindra intervista që ka kryer gjatë karrierës prej dekadash, Hiat, e cila ka punuar dhe tek Google, jep këshillat e saj kryesore se si t’i bëjmë përshtypje menjëherë një menaxheri punësimi gjatë një interviste pune:
- Tregoni histori të paharrueshme bazuar në hobit dhe interesat tuaja
Njerëzit me të cilët punova ose punësova në Google ishin “të çuditshëm”. Ata kishin hobi interesantë, njohuri të thelluara dhe pasione jashtë punës së tyre.
Por, ata bënin më shumë sesa thjesht të thoshin “Më pëlqen të merren me kopshtari” ose “Më pëlqen të ndërtoj mobilje”. Në vend të kësaj, ata tregonin se si arritën të zhvillonin interes për diçka të caktuar në mënyra interesante dhe tërheqëse.
Për shembull, një aplikante që ishte alpiniste e zjarrtë zbuloi se si babai i saj gjithmonë kishte ëndërruar të ngjitej në malin Everest, por kurrë nuk pati mundësinë ta realizonte këtë ëndërr, kështu që tani kjo është kthyer në një nga qëllimet e saj në jetë.
Cilat do qofshin hobit apo interesat tuaja, tregoni një histori ose përvojë në lidhje me të që intervistuesi juaj nuk do ta harrojë.
- Flisni për atë që nuk dini, por jeni të etur ta mësoni
Askush nuk dëshiron të punësojë dikë që i di të gjitha.
Një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë kandidatët është të mbitheksojnë të gjitha gjërat në të cilat ata janë të mirë. Por, ky është një flamur i kuq që tregon se atyre u pëlqen të qëndrojnë në korsinë e tyre dhe të luajnë të sigurt, në vend që të kërkojnë sfida dhe përvoja të reja.
Flisni se cilat fusha jeni të interesuar të përmirësoni, aftësitë që dëshironi të zhvilloni dhe qëllimet ambicioze që dëshironi të arrini një ditë.
- Përdorni fjalë të punës në grup si “ne” dhe “ekipin tim”
Është e lehtë të thuash se punon mirë me të tjerët. Nuk ka asnjë mënyrë që një menaxher punësimi të kuptojë nëse vërtet keni aftësi për punë në ekip dhe bashkëpunim.
Por kur thoni shumë “unë”, kjo tregon menjëherë se mund të shpërqendroheni lehtësisht, duke u përpjekur të mbani rezultatin e fitoreve tuaja dhe të merrni kredite individuale.
- Flisni për ide që nuk funksionuan
Google njihet për anulimin e projekteve që nuk funksionojnë. Në vend që të ndihen të dekurajuar, punonjësit më të mirë motivohen nga dështimet e tyre. Pra, ndani shembuj të rasteve kur ju është dashur të zhvendoseni nga një projekt pasioni dhe të zbatoni atë që keni mësuar në një projekt të ri.
Kjo do të shihet si një pasuri, jo një dështim.
- Shkoni përtej përshkrimit të punës dhe kini një vizion për të ardhmen
Gjëja e fundit që një menaxher dëshiron të dëgjojë është një përsëritje e përshkrimit të punës.
Jo domosdoshmërisht duhet të shkoni në një intervistë, duke paraqitur një titull pune krejtësisht të ndryshëm. Çështja është të tregoni se keni një vizion se si mund të duket roli juaj në një ose dy vite.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.