Astronomët zbulojnë: Raketa që do të godasë Hënën, e ndërtuar nga Kina, jo nga SpaceX - Business Magazine Albania

Astronomët zbulojnë: Raketa që do të godasë Hënën, e ndërtuar nga Kina, jo nga SpaceX

Ekspertët e astronomisë thonë se mesa duket janë keqkuptuar. Rezulton se raketa që pritet të godasë Hënën në fillim të marsit është ndërtuar nga Kina dhe jo nga SpaceX.

Një raketë pritet të godasë sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës në 4 mars, por ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, ajo nuk u ndërtua nga kompania e Elon Musk.

Tani, rezulton se raketa 2014-065B është prodhuar nga Pekini, si përforcues për Chang’e 5-T1, i lëshuar në vitin 2014 si pjesë e programit të eksplorimit hënor të agjencisë kineze të hapësirës. Njoftimi u bë nga astronomi Bill Grey, i cili ishte i pari që parashikoi goditjen, por pranoi gabimin e tij lidhur me identifikimin e raketës.

“Ky (gabim i sinqertë) thjesht thekson problemin me mungesën e gjurmimit të duhur të këtyre objekteve në hapësirë,” shkroi në Twitter kolegu i tij, Jonathan McDowell, nje ekspert që mbështet idenë se duhet të ketë rregulla më të forta sa i takon kontrollit të mbetjeve hapësinore.

“Objekti kishte përafërsisht shkëlqimin që do të prisnim, dhe ishte duke lëvizur në një orbitë të arsyeshme”, theksohej ne postim.

Lexo dhe: Satelitët e Starlink hapin telashe për astronomët! Ndërhyjnë në 1/5 e fotove të teleskopëve që kërkojnë asteroidë

Por “në retrospektivë, duhet t`i kishim vënë re disa gjëra të çuditshme” lidhur me orbitimin e tij, shtoi ai më tej. NASA tha në fund të janarit se do të përpiqej të vëzhgonte kraterin që do të formohet nga shpërthimi i këtij objekti, falë sondës së saj e cila rrotullohet rreth Hënës, Orbituesi i Zbulimit Hënor (LRO). Sipas agjensisë, kjo ngjarjen ofron vërtet një “mundësi emocionuese kërkimore”.

finance.yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0