Satelitët e Starlink hapin telashe për astronomët! Ndërhyjnë në 1/5 e fotove të teleskopëve që kërkojnë asteroidë - Business Magazine Albania

Satelitët e Starlink hapin telashe për astronomët! Ndërhyjnë në 1/5 e fotove të teleskopëve që kërkojnë asteroidë

Një e pesta e të gjithë fotografive të shkrepura nga teleskopët që kërkojnë për asteroidë në hapësirë ndërpriten nga prania e satelitëve Starlink, sipas një studimi të ri.

SpaceX ka lançuar gjithnjë e më shumë satelitë që nga 2018, mbi 2,000 deri më tani në orbitën e ulët rreth 550 kilometra mbi sipërfaqjen e tokës. Qëllimi i këtyre satelitëve është të sigurojnë internet me kualitet dhe shpejtësi të lartë në të gjithë sipërfaqjen e Tokës. Megjithatë prania e kaq shumë satelitëve është kritikuar nga shumë astronomë, të cilët tregojnë se këto objekte shfaqen si vija në imazhet e kapura nga teleskopët, duke penguar vëzhgimet e tyre shkencore.

Një studim nga California Institute of Technology ekzaminoi të gjitha imazhet e regjistruara nga Zwicky Transient Facility nga 2019 deri në 2021. Ato zbuluan se në nëntor të 2019 vetëm 0.5% e imazheve kishin një “vijë të drejtë”, ndërkohë që në vitin 2021 ky numër u rrit në 20%.

Lexo edhe: Projekti “Starlink” i SpaceX bëhet gati të ofrojë lidhje interneti tek avionët komercialë

Shkencëtarët parashikojnë se kur numri i satelitëve të SpaceX të arrijë në 10,000, çdo imazh i kapur do të ketë të paktën nëj vijë të drejtë. Megjithatë situata nuk është aq problematike, pasi kjo vijë e drejtë zë vetëm 1/10 e 1% të pixel-ave që gjenden në imazhet ZTF, pra kanë një impakt më të vogël se kur qielli është me re.

iopscience

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0