Sisteme fotovoltaike në drejtoritë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor - Business Magazine Albania

Sisteme fotovoltaike në drejtoritë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Sisteme fotovoltaike

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se në buxhetin e vitit 2022 dhe vijim kanë alokuar financimin e Projektit për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse.

“Kompleksi i ri i DRSHTRR Berat do të jetë pikënisja e një projekti 3-vjeçar, në rang vendi, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit! Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon shfrytëzimin në teknologji miqësore me mjedisin!” shkruhet në njoftimin e bërë publik.

Lexo: Risitë e energjive të rinovueshme dhe mundësitë për tregun shqiptar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0