Instagram ka prezantuar një feature të ri “Your Activity”, i cili ju lejon të shohni dhe të menaxhoni më mire aktivitetin tuaj në aplikacion. Kompania nisi testimin e funksionit në fund të vitit të kaluar dhe tani po e shpërndan edhe për përdoruesit e gjerë.
Kjo risi lejon përdoruesit të fshijnë në masë përmbajtjen dhe ndërveprimet e tyre, postimet, historinë, komentet, pëlqime apo dhe reagime. Përdoruesit do të jenë në gjendje edhe të rendisin dhe filtrojnë përmbajtjen dhe ndërveprimet e tyre, sipas datës dhe të kërkojnë për komentet, pëlqimet dhe përgjigjet e historive të kaluara nga një diapazon specifik datash.
Ju mund të gjeni gjithashtu përmbajtjet që keni fshirë ose arkivuar së fundi, të shikoni historinë tuaj të kërkimit dhe sasinë e kohës që keni shpenzuar në platformë.
Instagram po shpërndan globalisht edhe funksionin e tij “Kontrolli i sigurisë”. Testimi nisi verën e kaluar për njerëzit, llogaritë e të cilëve mund të jenë hakuar. Kontrolli i sigurisë i udhëzon përdoruesit përmes hapave të nevojshëm për të siguruar llogaritë e tyre. Mund të kontrolloni aktivitetin e identifikimit, të rishikoni informacionin e profilit, të konfirmoni llogaritë që ndajnë informacionin e identifikimit dhe gjithashtu të përditësoni informacionin e rikuperimit të llogarisë suaj, si numrin e telefonit ose adresën e emailit.
Lexo: Si ta bëni të ushtruarit një zakon të pathyeshëm?!
Instagram ka bërë të ditur gjithashtu se po teston një mënyrë që përdoruesit të kërkojnë nga miqtë e tyre të konfirmojnë identitetin, në mënyrë që të rifitojnë aksesin në llogaritë e tyre. Ajo funksionon duke futur fjalëkalimin e mëparshëm që keni përdorur për të hyrë në llogarinë tuaj. Më pas, do t’ju duhet të zgjidhni dy miq në Instagram që mund të konfirmojnë identitetin tuaj.
Kur dërgoni një kërkesë për ndihmë, përdoruesit do të duhet të përgjigjen brenda 24 orëve. Nëse të dy miqtë konfirmojnë identitetin tuaj brenda 24 orëve, do të mund të krijoni një fjalëkalim të ri. Nëse nuk e bëjnë, ju keni një mundësi tjetër për të zgjedhur dy miq të ndryshëm. Instagram ka paralajmëruar edhe shumë veçori të tjera të reja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.