Dhjetëra të rinj nga qyteti i Kukësit bëhen pjesë e programit të komunikimit TalkUP - Business Magazine Albania

Dhjetëra të rinj nga qyteti i Kukësit bëhen pjesë e programit të komunikimit TalkUP

TalkUP

Një program që synon të ulë barrierat e komunikimit dhe të rrisë mundësinë e të rinjve për të patur rezultate më të mira në shkollë, në marrëdhëniet shoqërore, por edhe ato familjare.

Studimet të UNICEF gjatë pandemisë, kanë treguar se kjo periudhë ka dëmtuar shumë të rinjtë, duke krijuar një presion të rënduar psikologjik tek ta. Krahas shqetësimeve të tyre të moshës, ndryshimeve fizike, pandemia shtoi pasiguritë dhe presionin e ardhur nga familja dhe shkolla. Kufizimet fizike kanë frenuar të rinjtë të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke iu mbivedosur kështu edhe prirjes së gjeneratës Z, për të komunikuar përmes teknologjisë dhe jo drejtpërdrejt.

Për këtë arsye, programi i komunikimit të qendrës Kallz, nisur një vit më parë në Tiranë, është zhvendosur këtë muaj në Kukës, duke përfshirë të rinjtë e interesuar të qytetit verilindor.

Gjatë ditës së Shtunë, në disa seanca interaktive, mes komunikimit të ndërsjelltë dhe lojërave të shumta, të rinjtë dhe trajnerët e qendrës Kallz u angazhuan të reflektojnë dhe të shikojnë të njëjtën siuatë në këndvështrime të ndryshme, të lexojnë sjelljet dhe format e komunikimit.

TalkUP është një program që mbështetet nga sipërmarrje ose individë dhe përmban brenda tij nismën “Të rinjtë për të rinjtë”, duke mundësuar kështu fuqizimin e të rinjve në shkolla, përmes mbështejes së të rinjve tashmë të sistemuar në punë apo në karrierë.

Kësaj radhe programi TalkUP mbështetet nga tre të rinj, të cilët vijnë pikërisht nga kjo, zonë por jetojnë dhe punojnë larg vendit. Ndriçim Hasa, Islam Kovaçi dhe Zekri Picari, janë të rinjtë që mbështesin këtë program. Ata do të bëhen pjesë e programit edhe përmes një komunikimi online me adoleshentët, ku do të tregojnë rreth rrugëtimit të tyre, sfidave dhe realizimit të tyre në punë. Ndiçim Hasa thotë se, “të rinjtë meritojnë shumë dhe ne u detyrohemi bashkëqytetarëve tanë”. Ndërsa z.Kovaçi, thekson se, “fuqizimi i të rinjve është një mundësi për ata, për një të ardhme më të mirë, por njëkohësisht edhe për zonën”. Për Zekri Picarin, “fjala ka rëndësinë e saj të paçmuar, e cila kombinuar me sjelljen e duhur, na bën të denjë në shoqëri dhe na mundëson të bëjmë zgjedhjet e duhura, të nisim një sipërmarrje, karrierë, apo edhe të angazhohemi në politikë, për të dhënë më të mirën tonë”.

Lexo: TalkUP, në finale me 10 të rinj nga Durrësi dhe Tirana

Dita e parë e trajnimit u zhvillua në një nga sallat e Pallatit të Kulturës, falë mikpritjes së Bashkisë Kukës dhe do të vijojë gjatë muajit Shkurt.

Një vit më pare programi në Tiranë, i cili përfshiu nxënës nga Tirana dhe Durrësi, u mbështet nga drejtues të dy sipërmarrjeve që operojnë në Tiranë, FastCall dhe MrPotatoFood.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0