Meta deklaroi se nuk planifikon të tërheqë shërbimet nga Evropa.
Kjo mundësi është diskutuar pas mospajtimeve për transferimin e të dhënave evropiane në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat janë kyçe për reklamim të bizneseve, të cilat gjenerojnë miliarda dollarët e kompanisë.
“Ne absolutisht nuk kemi dëshirë dhe as plane për t’u tërhequr nga Evropa, mirëpo realiteti është se Meta, dhe disa biznese tjera, organizata dhe shërbime, varen nga transferimi i të dhënave në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të funksionojnë shërbimet globale”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
Marrëveshja për të dhënat në internet, “Mburoja e Privatësisë” mes Evropës dhe SHBA-së, është shfuqizuar në korrik të vitit 2020 me një vendim të gjyqësorit të BE-së.
Lexo edhe: Facebook kërcënon Europën: “Nuk do t’i ofrojmë më platformat tona sociale në kontinent”
Meta ka thënë se u është drejtuar edhe rregullatorëve të tregjeve amerikane, duke thënë se baza që përdor për transferim të të dhënave po rrezikohet ligjërisht.
“Nëse nuk miratohet një kornizë transatlantike për transferimin e të dhënave, ne nuk do të mund të ofrojmë një numër të madh të produkteve dhe shërbimeve tona, përfshirë Facebook dhe Instagram në Evropë”, ka thënë Meta para rregullatorëve amerikanë.
Autoritetet evropiane dhe Qeveria amerikane janë duke shqyrtuar rrugët për të gjetur zgjidhje. Platorma Facebook është përballur së fundi me rënien më të madhe të vlerës në treg, si pasojë e zvogëlimit të numrit të përdoruesve ditorë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.