Ndërtimi i serave nxitet nga garancia bankare. Ftohen fermerët të aplikojnë - Business Magazine Albania

Ndërtimi i serave nxitet nga garancia bankare. Ftohen fermerët të aplikojnë

Ndërtimi i serave

Fermerët nxiten të investojnë përmes garancisë sovrane. Qeveria parashikon të japë 1 miliard lekë në vit në formën e garancisë sovrane, për të nxitur fermerët që të investojnë në prodhimin e produkteve “Made in Albania”.

Nga kjo nismë do të përfitojnë 6,000 fermerë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha se, “Ne e japim këtë garanci në bankat tregtare, në kreditimin e investimeve duke ulur riskun e tyre në nivelin 50% të kolateralit, me shpresën se ju do mund të zbusni dhe nivelin e interesit për fermerët shqiptarë dhe për agro-përpunuesit’.

Lexo: Ministria e Bujqësisë hap thirrjen. Grante për të investuar në agroturizëm

Deklarata u bë gjatë takimeve me fermerët ky ishte i pranishëm edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ai u kërkoi bankave të nivelit të dytë të mbështesin më shumë bujqësinë me kredi bankare.

Sipas Sejkos, “zhvillimi i qëndrueshëm i vendit kërkon vëmendje më të madhe te bujqësia, në rritjen e popullsisë rurale. Mbështetja e fonde e sistemit bujqësor meriton kredi më të madhe nga banka”, Përfituesit kryesorë nga garancia sovrane do të jenë ato që do të ndërtojnë një serë, përmes aplikimit për kredi në një prej bankave të nivelit të dytë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0