Gjermania do të ketë nevojë për emigrantë në shkallë të gjerë për të parandaluar që mungesat e mëdha të fuqisë punëtore të minojnë produktivitetin dhe të rrezikojnë një tranzicion të fortë, tha Ministri i Ekonomisë Robert Habeck.“Ne kemi 300,000 vende pune sot dhe presim që kjo të rritet në një milion e më shumë,” tha ai në një konferencë shtypi. “Nëse nuk e mbyllim atë hendek, do të kemi probleme reale të produktivitetit.”
Ndërkohë që do të ndihmonte shtimi i trajnimeve si dhe fleksibiliteti për kombinimin mes punës dhe familjes, emigracioni më i madh do të ishte thelbësor për të plotësuar kërkesat e tregut gjerman për inxhinierët, zejtarët, kujdestarët.
Sipas Reuters ministri Habeck tha se, trajnimet për punë do të ndihmonin shumë vendin, por prurjet nga emigrantët do të jenë thelbësore në përmbushjen e kërkesës për zejtarë dhe inxhinierë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto