Volkswagen vendos datën e nxjerrjes së mikrobusit elektrik, frymëzuar nga modeli ikonik “i kundërkulturës” - Business Magazine Albania

Volkswagen vendos datën e nxjerrjes së mikrobusit elektrik, frymëzuar nga modeli ikonik “i kundërkulturës”

Volkswagen do të shfaqë një version prodhimi të ID.Buzz të tij të shumëpritur, një rimishërim elektrik i Microbus më 9 mars dhe planifikon ta nxjerrë atë në Shtetet e Bashkuara në fund të 2023, tha kompania të premten.

ID.Buzz është një nga modelet “më të pritura dhe më të reklamuara” të parashikuara nga marka Volkswagen që kur kompania lançoi Beetle-n e saj të ri në fund të viteve 1990, tha Scott Keogh, kreu i operacioneve të Volksëagen në Amerikën e Veriut.

Shefi Ekzekutiv i Volkswagen Herbert Diess shkroi në Twitter se “Legjenda kthehet më 03/09/22!” Tweet përmbante një skicë të profilit të furgonit ID.Buzz.

Lexo edhe: Çmimet e karikimit të makinave elektrike ‘duhet të jenë të drejta’

Volkswagen ka treguar një sërë prototipash për një Microbus të ri gjatë dekadës së fundit. Por ato furgona të mëparshme – Budd.E dhe Bulli – nuk arritën kurrë në prodhim, duke zhgënjyer fansat e automjetit.

Keogh tha se një version i ID.Buzz do të nisë në Shtetet e Bashkuara, ku mikrobusi origjinal u bë një ikonë e kundërkulturës, në fund të vitit 2023 ose në fillim të 2024.

Më herët të premten, Volkswagen tha se shitjet në SHBA të automjeteve të saj të markës VW u rritën 15% në vitin 2021, të nxitura kryesisht nga shitjet e forta të SUV-ve me karburant benzinë ​​si Atlas dhe Tiguan.

Mungesat e automjeteve të shkaktuara nga problemet e zinxhirit të furnizimit me çipa do të vazhdojnë të kufizojnë prodhimin dhe shitjet e automjeteve në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2022, tha Keogh.

Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0