Jo vetëm Kina. Ja cilat janë 8 vendet e tjera që kanë ndaluar plotësisht kriptovalutat - Business Magazine Albania

Jo vetëm Kina. Ja cilat janë 8 vendet e tjera që kanë ndaluar plotësisht kriptovalutat

kriptovalutat

Kina ishte kryefjala e shumë titujve kur ndaloi kriptomonedhat vitin e kaluar, por është vetëm një nga dhjetëra vende dhe juridiksione që ose e kanë ndaluar plotësisht monedhën digjitale ose e kanë kufizuar ashpër atë gjatë viteve të fundit.

Egjipti, Iraku, Katari, Omani, Maroku, Algjeria, Tunizia, Bangladeshi dhe Kina i kanë ndaluar të gjitha kriptovalutat. Dyzet e dy vende të tjera, duke përfshirë Algjerinë, Bahreinin, Bangladeshin dhe Bolivinë, kanë ndaluar në mënyrë implicite monedhat digjitale duke vendosur kufizime në aftësinë e bankave për t’u marrë me kriptomonedhat, ose duke ndaluar shkëmbimet e tyre, sipas një raporti përmbledhës të vitit 2021 nga Biblioteka Juridike e Kongresit.

Numri i vendeve dhe juridiksioneve që e kanë ndaluar kripton plotësisht ose në mënyrë implicite është më shumë se dyfishuar që nga viti 2018, kur organizata publikoi për herë të parë një raport mbi këtë temë.

Lexoni: Një kanal në Youtube dedikuar kriptove. I riu shqiptar dëshiron që vendi të përfitojë nga teknologjia e Bitcoin: “Të bëhemi një komunitet”

Disa qeveri që kanë ndaluar kriptomonedhat kanë thënë se kriptovalutat po përdoren për të derdhur para në burime të paligjshme dhe kanë argumentuar se rritja e kriptove mund të destabilizojë sistemet e tyre financiare. Megjithëse jo të gjitha qeveritë po lëvizin për të ndaluar kriptomonedhat, shumë janë duke kërkuar se si të rregullojnë monedhën digjitale, duke përfshirë SHBA-në. Gary Gensler, kryetari i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, e ka quajtur kripto-n “Perëndimi i Egër” dhe tha se dëshiron të imponojë më shumë rregullore për monedhat digjitale.

Kur ndaloi kriptomonedhat vitin e kaluar, Kina e bëri këtë në faza të ndryshme. Së pari, vendi i ndaloi institucionet financiare të angazhoheshin në çdo transaksion kripto në maj. Më pas ndaloi të gjitha minierat e brendshme të kriptove në qershor dhe më në fund nxorri jashtë ligjit kriptovalutat plotësisht në shtator. Ekonomia e dytë më e madhe në botë kishte qenë më parë një lider në minierat e monedhave dixhitale dhe lëvizjet e qeverisë kundër kriptove shkaktuan shitje të mëdha përpara se çmimet të stabilizoheshin. Qeveria e Kinës tha se ishte veçanërisht e shqetësuar për efektin e minierave të kriptove në mjedis dhe njerëzit që përdorin monedha digjitale për mashtrim dhe pastrim parash.

/fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0