Kina një hap më pranë emetimit të juanit digjital. Teston portofolet digjitalë si aplikacione në Android dhe Apple - Business Magazine Albania

Kina një hap më pranë emetimit të juanit digjital. Teston portofolet digjitalë si aplikacione në Android dhe Apple

Kina ka lëshuar versionet pilot të portofolit digjital të juanit në dyqanet e aplikacioneve të telefonave celularë, ndërsa banka qendrore e vendit rrit përpjekjet e saj për të zhvilluar monedhën kombëtare digjitale.

Aplikacioni “e-CNY”, i zhvilluar nga instituti i kërkimit të monedhës digjitale të Bankës Popullore të Kinës (PBOC), ishte i disponueshëm për shkarkim në dyqanet kineze të aplikacioneve Android dhe Apple të martën në Shanghai.

Një njoftim në aplikacion thoshte se është në një fazë pilot kërkimi dhe zhvillimi dhe është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur përmes institucioneve të mbështetura që ofrojnë shërbime e-CNY, duke përfshirë bankat kryesore vendase.

Lexo edhe: Erdhi momenti t’i trembemi inteligjencës artificiale! Në Kinë krijohet prokurori AI

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Yi Gang tha në nëntor se Kina do të vazhdojë të avancojë zhvillimin e monedhës digjitale të bankës qendrore dhe të përmirësojë dizajnin dhe përdorimin e saj, duke përfshirë rritjen e ndërveprimit të saj me mjetet ekzistuese të pagesave.

Në një takim të fundvitit, Banka Qëndrore tha se do të vazhdojë të ecë përpara me kërkimin dhe zhvillimin e juanit dixhital.

Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0