Ky robot humanoid do t’ju lërë gojëhapur me ngjashmërinë që ka me njerëzit realë - Business Magazine Albania

Ky robot humanoid do t’ju lërë gojëhapur me ngjashmërinë që ka me njerëzit realë

robot humanoid

Engineered Arts, një projektues dhe prodhues i robotëve humanoidë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, së fundmi tregoi një nga krijimet e saj më të gjalla në një video të postuar në YouTube. Roboti, i quajtur Ameca, shfaqet duke bërë një sërë shprehish në fytyrë tepër të ngjashme me njeriun.

Në fillim të videos, Ameca duket se “zgjohet”, pasi fytyra e saj përcjell një përzierje konfuzioni dhe zhgënjimi kur hap sytë. Por kur Ameca fillon të shikojë duart dhe krahët e saj, roboti hap gojën dhe ngre vetullat në atë që duket si habi. Fundi i videos tregon Ameca-n duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur me dorë shikuesit.

Na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por Ameca nuk ecën, nuk rrotullohet ose të hidhet në ajër, siç bën roboti Atlas i Boston Dynamics. Thënë kështu, me siguri nuk do ta shohim Ameca-n duke ecur dhe duke folur mes nesh së shpejti. Engineered Arts thotë se roboti aktualisht nuk është në gjendje të ecë, megjithëse dëshiron t’ja japë këtë aftësi gradualisht.

Nëse Ameca nuk ju tremb mjaftueshëm, Engineered Arts zhvilloi gjithashtu një tjetër robot të quajtur Mesmer. Kompania thotë se ka përdorur skanime 3D të njerëzve aktualë për t’i dhënë robotit strukturën e saktë të kockave, strukturën e lëkurës dhe shprehjet reale të fytyrës. Në një video të postuar vetëm disa ditë pas shfaqjes së Ameca-s, Mesmer bën një sërë shprehjesh që duken edhe më bindëse, duke qenë se ky bot ka lëkurë dhe tipare të fytyrës më të gjalla sesa Ameca për momentin.

/theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0