Spotify ka fshirë nga platforma e saj, veprat e disa prej komedianëve më të njohur, duke përfshirë Kevin Hart, Tiffany Haddish, John Mulaney dhe Jim Gaffigan për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi honoraret. Raportuar fillimisht nga The Wall Street Journal, një numër komedianësh të profilit të lartë po ndjekin pagesat e honorareve për komeditë e tyre kur ato luhen në radio, si dhe në shërbime si Spotify, Pandora, YouTube dhe SiriusXM.
Kompania globale e administrimit të të drejtave, Spoken Giants, po punon për të siguruar që artistët të kompensohen siç duhet për veprat e tyre. Siç vë në dukje WSJ, komedianët zakonisht paguhen nga label-i ose distributori i tyre, së bashku me organizatën për të drejtat e performancës dixhitale SoundExchange, kur një shërbim dixhital luan përmbajtjen e tyre. Sidoqoftë, ata nuk kompensohen për shkrimin e asaj përmbajtjeje, diçka që Spoken Giants shpreson ta ndryshojë.
Lexoni: Spotify ka plane të lëvizë përtej muzikës dhe të bëhet Instagram dhe TikTok i audios
Pas negociatave të dështuara me Spoken Giants, Spotify hoqi qindra përmbajtje të komedianve t njohur nga shërbimi. Në një deklaratë për WSJ, Spotify tha se ajo tashmë ka paguar “shuma të konsiderueshme parash për përmbajtjen në fjalë dhe do të donte të vazhdonte ta bënte këtë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.