Tregtia online dhe sfidat e SME-ve. Zhvillohet Trajnimi treditor me drejtuesit e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme - Business Magazine Albania

Tregtia online dhe sfidat e SME-ve. Zhvillohet Trajnimi treditor me drejtuesit e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Tregtia online dhe sfidat e SME-ve

Pandemia rriti tregtinë online dhe në sfidën më të madhe në këtë drejtim ishin SME-të. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndonëse më fleksibël për t’u përshtatur, nuk kanë strukturat dhe punonjësit e dedikuar për këtë lloj tregtie.

Instituti Shqiptar i SME-ve SME Albania në bashkëpunim me Fondacionin 𝗞𝗼𝗻𝗿𝗮𝗱 𝗔𝗱𝗲𝗻𝗮𝘂𝗲𝗿 organizuan në Durrës një trajnim intensiv 3-ditor për sipërmarrjet shqiptare rreth t𝗿𝗲𝗴𝘁𝗶së o𝗻𝗹𝗶𝗻𝗲 dhe s𝗳𝗶𝗱𝗮ve të 𝗦𝗠𝗘-𝘃𝗲”.

Gjatë këtij trajnimi 20 përfaqësues dhe themelues të SME-ve u pajisën me njohuritë bazë për: Inovacionin dhe tregtinë elektronike; Modelin e biznesit të tregtisë elektronike; Pronësisë industriale dhe regjistrimin e markës tregtare; Bazat e tregtisë elektronike; Promovimi i tregtisë elektronike dhe rrjetet sociale; Shërbimi i klientit, kanalet e shitjes dhe shpërndarjes; Mënyra e kryerjes së pagesave.

Përgjatë 19-20-21 Nëntorit lektorë dhe specialistë të fushë ndanë eksperiencat e tyre me sipërmarrësit e rinj, dhe i inkurajuan ata në rrugëtimin e biznesit të tyre. Trajnerët sollën njohuritë e tyre praktike nga sipërmarrje apo organizata që drejtojnë. Ata ishin: Dritan Mezini, Afrim Osmani, Shkëlzen Marku, Maria Solis, Gerti Boshnjaku, Tomi Kallanxhi, Valer Pinderi, Idlir Ahmati.
Ekspertët ofruan njohuri bazë dhe teknike mbi tregtinë online dhe praktikat më të mira të të bërit biznes.

Në ditën e fundit, sipërmarrësit u organizuan në grupe, me qëllim krijimin e një model biznesi të simuluar, mbi të cilin aplikuan të gjitha njohuritë e përfituara gjatë trajnimit.

Trajnimi u mbyll me prezantimin e modelit simulues nga secili grup dhe shpërndarjen e certifikatave nga themeluesit e “SME Albania” dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0