Si krahasohen zakonet tuaja të të ngrënit me Warren Buffett, Elon Musk dhe Bill Gates? Këto janë ushqimet e preferuara të miliarderëve - Business Magazine Albania

Si krahasohen zakonet tuaja të të ngrënit me Warren Buffett, Elon Musk dhe Bill Gates? Këto janë ushqimet e preferuara të miliarderëve

zakonet të të ngrënit

Edhe pse jeta e një miliarderi duket magjepsëse nga jashtë, avionë privatë, pallate në mbarë botën, restorante me yje Michelin, në disa mënyra miliarderët mund të jenë me këmbë në tokë. Rasti kryesor: Warren Buffett dhe Bill Gates, dy nga njerëzit më të pasur në botë, preferojnë një burger të McDonald’s në vend të kuzhinës të klasit të lartë.

Jeff Bezos

Themeluesi i Amazon thuhet se gjen kohë për një mëngjes të shëndetshëm sa herë që është e mundur. Por, ushqimi i tij i preferuar nuk është aspak i zakonshëm. Një herë thuhet se Bezos kërkoi oktapod mesdhetar me patate, proshutë, kos me hudhër dhe një vezë të zierë gjatë një takimi mëngjesi. Përpara se Bezos të shkonte në hapësirë ​​me anijen e tij New Shepard, ai gjithashtu bëri shaka me gazetarët të cilët sugjeruan se ushqimi i Arroz con Pollo që mbante mund të ishte “vakti i tij i fundit”.

Sara Blakely

Themeluesja miliardere e Spanx, e cila shiti shumicën e aksioneve të kompanisë së saj tek Blackstone në tetor, në përgjithësi udhëheq një mënyrë jetese mjaft të shëndetshme. Për shembull, ajo fillon çdo mëngjes me një smoothie që i shoqi e konsideron “të neveritshëm”, i cili përfshin “boronica të egra të ngrira, disa qershi të errëta, lakër jeshile, hurma, kanellë, spinaq, koliandër, nenexhik të freskët, limon, ujë, akull, chia dhe arra.” Blakely e bashkon smoothie-n me çaj jeshil, të cilin e pi me mjaltë dhe qumësht shqeme. Por jo të gjitha ushqimet e saj të preferuara janë kaq të mira. Blakely tha për The Strategist se rituali i saj para fluturimit është të blejë një qese të madhe me krakers: “Unë kurrë nuk i ha krakers në asnjë kohë tjetër, por fluturoj shumë, kështu që po ha krakers shumë.”

Warren Buffett

Zakonet e të ngrënit të tij kanë qenë objekt i shumë artikujve në internet dhe për arsye të mirë. 91-vjeçari CEO dhe kryetar i Berkshire Hathaway pëlqen shumë ushqimin e pashëndetshëm, duke preferuar hamburgerët, hot dogët, Cherry Coke dhe McDonald’s kundrejt çdo kuzhine të nivelit të lartë. Ai nuk i ha perimet dhe tha për CNBC në vitin 2010, “Nëse dikush do të më thoshte se do të jetoja një vit më gjatë duke ngrënë asgjë tjetër përveç brokolit dhe shpargut, tani e tutje … çdo ditë do të duket … më e gjatë. Unë do të vazhdoj me Cheetos dhe Coca-Cola.”

Lexoni: 5 zakone çdo mëngjes që ju ndihmojnë të qëndroni produktivë

Bill Gates

Joe Cerrell, drejtori menaxhues për Fondacionin Gates thotë se “Nëse bashkoheni në drekë me Bill, do të hani burger. Dikush do të dërgohet gjithmonë për të marrë ushqim tek McDonald’s. Gates është gjithashtu një adhurues i hamburgerëve në zinxhirin In-N-Out dhe Seattle Dick’s Drive-In. Pija e tij e preferuar e zgjedhur është gjithashtu e ngjashme me atë të Buffett: Diet Coke.

Elon Musk

Miliarderi i famshëm ka ndarë mendimet e tij për ushqimin në Reddit AMA ose tweete të herë pas hershme, duke përfshirë se ushqimet e tij të preferuara janë “French and BBQ” dhe se pija e tij e preferuar alkoolike është uiski. Miliarderi, një herë postoi në Twitter se snack i tij i preferuar i mesnatës është Cinnamon Toast Crunch.

Oprah Winfrey

Guruja miliardere e stilit të jetesës e ka bërë zakon të ndajë ushqimet (dhe produktet) e saj të preferuara në një listë vjetore të quajtur ‘Gjërat e preferuara të Oprah’, dhe 2021 nuk bën përjashtim. Gjatë viteve, Winfrey ka vënë në pah dhjetëra biznese të vogla ushqimore, produktet e të cilave ajo i pëlqen. Së fundmi, shijet e ëmbla nga bukëpjekësja e Karolinës së Veriut, Tonya Council bënë ndryshimin.

Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook dikur përshtati një dietë, ku hante vetëm mish që e vriste vetë. Megjithatë, pas vitit 2011 Zuckerberg ka adaptuar zakone të tjera të ushqyerit. Ai konsumon pothuajse çdo gjë, për sa kohë që është një vendim i shpejtë dhe i lehtë. Ai preferon ta kalojë kohën e tij duke u fokusuar në Facebook, ose tani në Meta.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0