Ministria e Financave tërhiqet nga ndryshimet për taksimin e qumështit pluhur - Business Magazine Albania

Ministria e Financave tërhiqet nga ndryshimet për taksimin e qumështit pluhur

qumështit pluhur

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndryshon paketën fiskale 2022 pas takimeve konsultative me shoqatat e biznesit, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe sipërmarrës të prodhimit vendas.

Ndryshimet janë reflektuar në projektligjin “Për taksat kombëtare” që vendos taksë për qumështin pluhur që përdoret për tregti në vlerën 100 lekë për kg.

Në draftin e publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë është shtuar neni 4 i cili përjashton nga pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksës për hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Një tjetër ndryshim është edhe vendosja e taksës për pijen e homogjenizuar (barista) në vlerën 16 lekë për litër.

Vendosja e taksës kombëtare 16 lekë/litër për pijet e homogjenizuara (barista)  dhe përjashtimin nga pagesa e kësaj takse të gjitha fabrikat e përpunimit të produkteve të qumështit apo edhe produktet e tjera për qumësht pluhur, krem qumështi, hirrë qumështi të cilat kanë kartat teknologjike të produktit fundor me përbërje qumësht pluhur u propozuan nga DHTIT në ndihmë të sektorit të përpunimit të qumështit pas prezantimit të paketës fiskale që me heqjen e TVSH-së 6% dhe vendosjen e taksës për qumështin pluhur penalizonte industrinë.

Paketa e re fiskale e prezantuar fillimisht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me grupet e interesit shkaktoi debate dhe pakënaqësi te sipërmarrësit. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, DHTIT, Shoqata e Përpunuesve të Qumështit dhe kompani prodhuese të çimentos pohuan se ndryshimet e propozuara penalizojnë prodhimin vendas, do të shtojnë fluksin e mallrave të importit dhe do të rrisin çmimet e produkteve ushqimore deri 30%.

Lexoni: Heqja e TVSH-së 6% shqetëson përpunuesit e qumështit. Kompanitë po shqyrtojnë kontrata për blerje të qumështit në Europë

Nga DHTIT në mbështetje të sektorit të qumështit ndër të tjera është propozuar:

-Fabrikat e përpunimit të qumështit, etiketën e produktit duhet ta kenë të miratuar nga Agjencia e Kontrollit Ushqimor AKU, sipas kartës teknologjike.

-Të paguhet taksë kombëtare 15 lekë/litër për të gjitha produktet e qumështit që importohen në Shqipëri, ku përbërja e tyre të rezultojë më pak se 95% qumësht lope.

-Të paguhet taksë kombëtare 150 lekë/kg për të gjithë sasinë e kremit të qumështit që importohet në Shqipëri.

-Të paguhet taksë kombëtare 150 lekë/kg për hirrë qumështi që importohet në Shqipëri.

-Të paguhet taksë kombëtare 16 lekë/litër për pijet e homogjenizuara (barista)

Me paketën e re u propozua heqja e TVSH-së të rimbursueshme nga 6% që është aktualisht për agroindustrinë bujqësore. Parashikohet që skema e rimbursimit të TVSH-së të zëvendësohet me skema subvencionuese, por ende nuk është prezantuar projekt konkret. Ndryshimet fiskale propozojnë edhe vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litri nga zero që është aktualisht. Mbështetur në rekomandimit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) është propozuar heqja e rimbursimit për lëndët djegëse të cilat përdoren për nevoja teknologjike për sektorë, si: farmaceutika, tullat, çimento, birra dhe nafta bruto. Projektligji “Për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar”, përjashton nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0