Buxheti i tre viteve të ardhshme me 11 prioritete - Business Magazine Albania

Buxheti i tre viteve të ardhshme me 11 prioritete

Buxheti

Buxheti i 3 viteve të ardhshme Buxheti i tre viteve të ardhshme me 11 prioriteteparashikon 11 prioritete në fushën e zhvillimit ekonomik.

Gjatë tre viteve të ardhshme 2021-2024 prioritetet në fushën e mbështetjes së zhvillimit ekonomik do të jenë:

– Promovimi i Shqipërisë si destinacion investimesh nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjeve në panaire  ndërkombëtare  dhe  road  show  promovuese, vizita në kompani (after care), në kuadër të zbatimit të aktiviteteve për krijimin e zonës ekonomike rajonale / MAP REA si dhe monitorim efektiv investimesh strategjike;

-Ndërmarrja me sukses e aktiviteteve promovuese për nxitjen e investimeve të huaja dhe të produkteve “Made in Albania”;

– Rritja e përpjekjeve për të reduktuar informalitetin e mikrondërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si pengesë kyçe në aksesin e financimeve të SME-ve, nëpërmjet:

– Rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në tregun ndërkombëtar nëpërmjet granteve nga Fondi i Konkurrueshmërisë (60 biznese të mbështetura financiarisht në 2021-2024);

Avancimit  të  mëtejshëm  në  fushën  e  teknologjisë  dhe  inovacionit  nëpërmjet  granteve  që  u akordohen  bizneseve  të  specializuara  në  këtë  fushë  nga  Fondi  i  Inovacionit  (75  biznese  të mbështetura financiarisht në 2021-2024);

– Nxitjes së krijimit të bizneseve të reja në sektorë me potencial zhvillimi nëpërmjet Fondit Start-Up (60 biznese të mbështetura financiarisht në 2021-2024);

– Mbështetjes së sipërmarrjeve të sektorit të artizanatit dhe zejtarisë me qëllim konsolidimin e tyre ne  treg  dhe  rritjen  e  numrit  të  të  punësuarëve  nëpërmjet  “Fondit  në  mbështetje  të  biznesit kreativ”,  ku  në  total  parashikohet  të  përfitojnë  85  SME  vendase  me  qëllim  rritjen  e konkurrueshmërisë për periudhën 2021-2024.

Lexo: Qeveria shqiptare planifikon rritje rrogash për mësuesit, mjekët dhe policët. Shtohet edhe fondi social

– Sigurimi i implementimit efektiv të masave të “gjelbëra” të planifikuara për SME-të nëpërmjet ridizenjimit të skemave mbështetëse.

-Nxitja e bashkëpunimit midis institucioneve arsimore dhe bizneseve, përmes aksesit të lehtë të informacionit

– Zhvillimi i një qasje holistike në mbështetje të SME-ve në integrimin e zinxhirit të vlerave globale përmes pjesmarrjes së Shqipërisë në rrjetin e Enterprise Europe Netëork, Shtylla e Programit COSME.

– Mbështetje për sipërmarrjet në sektorin e turizmit me 50 milionë euro në formën e instrumentit të garancisë sovrane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0