Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka hapur aplikimet për personat që kanë ide biznesi dhe duan të vetëpunësohen.Kushdo që do të ndërtojë sipërmarrjen e tij dhe ka një plan konkret biznesi mund të aplikojë për të përfituar mbështetje deri në 500 mijë lekë të reja.
AKPA bën të ditura edhe kriteret që duhet plotësojnë personat që duan të aplikojnë. Ata duhet të jenë individë të papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit dhe të kenë një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të formulari të posaçëm.
Punëkërkuesit duhet të paraqesin pranë strukturës përkatëse vendore të punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike dokumentat si:
-Formularin e aplikimit
-Vërtetim që personi nuk ka detyrime tatimore
– Kopje të dokumentit identifikues.
Fondi i nxitjes së punësimit mbulon shpenzimet për: Grantin për hapjen e biznesit të ri dhe Vlerësimin e planit të biznesit.
Programi i Vetëpunësimit për vitin 2021 do të zbatohet në të gjithë vendin. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.