Qeveria fond 550 milionë lekë/ Hapen aplikimet për mbështetje dhe integrim në tregun e punës - Business Magazine Albania

Qeveria fond 550 milionë lekë/ Hapen aplikimet për mbështetje dhe integrim në tregun e punës

Të gjithë punëkërkuesit që kanë humbur vendin e punës apo që nuk po arrijnë të gjejnë veten në treg, do të kenë mundësi të përfitojnë përmes programeve të punësimit. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka çelur thirrjen për mbështetjen e bizneseve me qëllim rritjen e të punësuarve për këtë vit, ku  fondi i vënë në dispozicion në total është 550 milionë lekë.

Ky është një program për punësim 1-vjecar i cili synon të përshtatë nevojat e individëve të papunë me kërkesën e punëdhënësit duke i subvencionuar ato.  Për të punësuar këta punëkërkues, punëdhënësit subvencionohen nga buxheti i shtetit me financim deri në 12 paga.

Ndërkohë që risia për këtë vit, është që për t’ju ardhur ne ndihmë personave që kanë pengesa të tjera për të filluar punë, përmes këtij programi, ofrohet subvencionim për shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar, programi subvencionon edhe përshtatjen e vendit të punës.  Bizneset e interesuara mund të aplikojnë pa afat përmes portalit e-albania, ku dhe informohen mbi dokumentacionin që duhet të dorëzojë dhe kriteret që duhet të plotësojnë. Ky është një program që aplikohet çdo vit me qëllim nxitjen  e punësimit në vend dhe uljen e papunësisë.

Lexo edhe: Shqipëri, të rinjtë i kthehen kodimit si një profesion që siguron punësim

Njoftimi i plotë

Në zbatim të Ligjit Nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, paketës ligjore për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, Programit të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në programet aktive të tregut të punës, për vitin 2022 nga Buxheti i Shtetit është akorduar fondi prej 550 milion lekë për programet e nxitjes së punësimit.

Mbështetur në miratimin e planifikimit dhe shpërndarjes së fondeve dhe të treguesve të monitorueshëm për programet e nxitjes së punësimit për vitin 2022, të përgatitur nga AKPA dhe miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresë nr.485/1 prot, datë 06.04.2022 të “Shpërndarjes së fondeve dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022“

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive hap aplikimet për programet e nxitjes së punësimit për vitin buxhetor 2022 duke njoftuar të gjithë punëdhënësit e interesuar.

Aplikimi online në portalin e-albania për VKM Nr.17, datë 15.01.2020 dhe VKM Nr. 608, datë 29.07.2020

  • Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.17, datë 15.01.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”i ndryshuar;
  • Vendimit Nr. 608, datë 29.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19”, i ndryshuar.

Aplikimi online  në portalin https://puna.gov.al/profili/punedhenes/nxitjaPunesimit  për VKM Nr.535, datë 08.07.2020 ose në zyrat përkatësë të institucionit përgjegjës për punësim dhe aftësitë në programet sipas VKM-ve si më poshtë:

  • Vendimit Nr. 535, datë 8.7.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e Programit të Punëve Publike në Komunitet”.

Aplikimi online  në portalin https://puna.gov.al/profili/punekerkues/programVetepunesimi për VKM Nr.348, datë 29.04.2020 ose në zyrat përkatësë të institucionit përgjegjës për punësim dhe aftësitë në programet sipas VKM-ve si më poshtë:

  • Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”;

Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data 19.04.2022, e publikimit të Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0