Sigma ofron mundësi punësimi, apliko tani! - Business Magazine Albania

Sigma ofron mundësi punësimi, apliko tani!

Sigma Interalbanian VIG Sh.a operon në tregun e sigurimeve ne Shqipëri dhe Kosovë prej më shumë se 20 viteve dhe është pjesë e grupit më të madh të sigurimeve në Austri dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, Vienna Insurance Group. Besimi, integriteti dhe respekti për klientët dhe punonjësit tanë, janë vlerat që e karakterizojnë.

Sigma Interalbanian VIG, fton të gjithë personat që kanë aftësi të mira komunikuese dhe dëshirë për të punuar në grup, të cilët janë të prirur të punojnë në bazë të rezultateve dhe janë të përkushtuar e korrekt, të aplikojnë në pozicionin si vijon:

– Manaxher – Marrdhëniet me Bankat

DETYRAT:

– Bashkerendon dhe manaxhon maredheniet e kompanise me sektorin bankar.

– Bashkëpunon me punonjësit e bankave për produktet e sigurimeve.

– Komunikon me oficerët e kredisë dhe klientët per ofrimin e produkteve të kompanisë.

– Ndjek dhe zbaton udhëzimet e kompanisë në lidhje me shitjen dhe administrimin.

– Krijon dhe mban lidhje me bashkëpunëtorë të rinj dhe ekzistues.

– Propozon oferta për produktet standarte të kompanisë;

– Zbaton procedurat e marrjes në sigurim dhe administrimit të policave;

– Kultivon marrdhënie afatgjata me klientët dhe partnerët.

– Mbron vlerat e kompanisë.

– Finalizon proçesin e shitjeve të produkteve sipas kërkesave të Klientëve.

– Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

KRITERET:

– Preferohen kandidatë me përvojë profesionale në shitje në sektorin bankar;

– Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese

– Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

– Persona që punojnë në grup dhe me iniciativë

– Njohuri të mira të programevë të paketës Office;

– Diplomë e shkollës së lartë.

– Të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në bankë.

Përfitimet:

Pagë mujore + bonuse mbi performancën

Dërgoni CV tuaj dhe një letër interesi (motivimi) për këtë pozicione pune brenda datës 28.01.2022 në adresën e emailit hr@sivig.al duke specifikuar në subjektin e email-it “Aplikim për Menaxher për Marrdhëniet me bankat”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0