Për 4 vitet e ardhshme qeveria ka publikuar programin e plotë, ku në të specifikohen 5 shtyllat kryesore ku do të mbështetet: Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet në botë.
Lexoni: BE miraton certifikatën digjitale të vaksinimit. Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë
Shënjestrat e qeverisë
- Rritja ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5% në vit dhe do të mbështesë një rritje ehde më të madhe të pagave në nivel vendi
- Konsolidim i përshpejtuar fiskal duke synuar borxh nën 60% në fund të mandatit
- Rrisim të ardhurat e disponueshme me 20% deri në fund të mandatit
- Rrisim pagën mesatare mujore bruto me 25% në mënyrë graduale deri në fund të mandatit
- Rrisimin pagat e administratës publike
Rritja e pagave
- Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandat të tretë.
- Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandat të tretë.
- Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandat të tretë.
Lufta me pandeminë
-Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjec deri në shkurt 2022.
– Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar:
- 50 milionë euro për sipërmarjrnet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentit të garancisë
- 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit
- 50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kreditim apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese
- Çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, do të paguaj më pak të ardhura në Shqipërinë 2030. Por, kush fiton më shumë, do të kontribuojë më shumë për mirëqenien e përbashkët. Nuk do të jenë kurrë më fermeri, punëtori apo mësuesi, ata që do të mbajnë barrë më të madhe se banakieri apo biznesmeni i madh.
-Rrisim dyshemenë për pagat e patatueshme nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë në muaj. Me këtë masë, 435 mijë të punësuar, ose 63.8% e totalit të të punësuarve, paguajnë zero taksë.
-Mbështesin shtresën e mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% do të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë, brenda afatit të deklaruar 250 mijë lekë nga 150 mijë lekë që është sot.
-Nga 1 janari 2023 rimbursimi i TVSH për bizneset do të jetë automatikisht.
-Shërbimet ndaj tatimpaguesve 100% digjitale. Inspektorët do të vizitojnë bizneset vetëm për verifikime, jo më shumë se një herë në vit.
-Vijojmë të nxisim spiërmarrjet e të rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start-up do të 5-fishohet, duke arritur në 10 milionë euro.
Fokusi te familja e shtresat në nevojë
-Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.
– Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria.
Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Europiane të Investimeve.
– Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetet rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.
Asnjë gjurmë të tërmetit deri në pranverë të 2022
-Në fund të pranverës së vitit 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.
-Vendosim mbi 60 miliardë lekë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite. 100% e granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 300 milionë euro, janë aktive në mbi 30 projekte konkrete në strehim, arsim dhe infrastrukturë publike
Lexoni: Pikëpyetjet e mëdha për inteligjencën artificiale
Në fund të pranverës së vitit 2022 sipas programit do jenë finalizuar:
4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre. 13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë. 12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar të gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre.
28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022. Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe për t’iu përgjigjur nevojave të kohës. Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.