Tesla e re do të lançohet në 2023 me një çmim prej 25 mijë dollarë, pa pedale apo timon - Business Magazine Albania

Tesla e re do të lançohet në 2023 me një çmim prej 25 mijë dollarë, pa pedale apo timon

pedale

Ashtu si The Jetsons, automjeti i ri i Tesla nuk do të ketë timon apo pedale. Elon Musk, CEO dhe themelues i prodhuesit të automobilave, tha se ai pret që modeli i ri të jetë gati në 2023.

Do të ishte ‘Tesla Model 2’, një makinë elektrike që do të kushtonte 25 mijë dollarë. Sipas medias Electrek, miliarderi u shpreh në një takim me ekipin e tij se ai synonte të fillonte prodhimin e kësaj makine në 2023.

Lexoni: Tesla synon të shesë energji elektrike drejtpërdrejt tek konsumatorët në SHBA

Sipas raportit, Musk e lidhi nisjen e këtij automjeti me zhvillimin e sistemit të drejtimit autonom të kompanisë së tij dhe madje pyeti punonjësit e tij nëse donin që makina të vinte me timon dhe pedale.

Sipas Musk, ky model do të përfitojë nga bateritë e reja që ata kanë zhvilluar, të cilat do të kenë një çmim 50% më pak se ato që ata aktualisht drejtojnë, dhe si pasojë, do të ulin koston e makinës.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0