Zgjidhet kabineti i ri qeveritar. Dominojnë ministret femra - Business Magazine Albania

Zgjidhet kabineti i ri qeveritar. Dominojnë ministret femra

kabineti qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar kabinetin e ri qeveritar për mandatin e tretë qeverisës 2021-2025. Pjesa më e madhe e ministrave aktualë janë konfirmuar. Në kabinetin e ri, pjesa më e madhe prej 12 janë gra dhe vetëm 4 janë burra.

Në 7 ministri janë rikonfirmuar të njëjtët ministra:

  • Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të vazhdojë të jetë Bledi Çuꞔi
  • në Ministrinë e Mbrojtjes, Niko Peleshi
  • në Ministrinë e Jashtme, Olta Xhaꞔka
  • në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
  • në Ministrinë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
  • në Ministrinë e Arsimit, Evis Kushi
  • në Ministrinë e Kulturës, Elva Margariti

Ministrat kanë ndryshuar në Ministrinë e Drejtësisë, të Financave, Bujqësisë, Turizmit dhe Mjedisit.

  • Ministër Drejtësie në qeverinë e re do të jetë deputeti socialist, Ulsi Manja
  • në Ministrinë e Bujqësisë, Frida Krifca
  • në Ministrinë e Financave, Delina Ibrahimaj
  • në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit deputetja socialiste, Mirela Kumbaro

Në qeverinë e re Rama 3 janë shtuar tre ministra shteti:

  • Elisa Spiropali rikonfirmohet si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhiqi, ministre shteti për Rininë dhe Rëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet

Zëvendës kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, që zëvendëson Erion Braꞔen, i cili dha dorëheqjen para disa ditësh.

Kryetare e Parlamentit do të jetë deputetja socialiste Lindita Nikolla, ish- Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Lexoni: 7 shkaqe të zakonshme të vendimeve të gabuara për të cilat nuk mendoni sa duhet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0