Luca Busi po çon përpara sipërmarrjen e familjes Busi, Coca-Cola Bottling Shqipëri (ÇBS). Në “Business Date”, rubrika e re Businessmag.al, të cilën do ta gjeni në You Tube, Busi vjen me një intervistë interaktive, plot energji të grumbulluar nga sporti dhe drejtimi i biznesit. Presidenti i CCBS Luca Busi tregon në Businëss Datë se, “Pothuajse tridhjetë vjet më parë ishte një zgjedhje vërtetë guximtare sipërmarrëse investimi në Shqipëri, një vend i provuar nga diktatura, me një ekonomi zero dhe një identitet politik, kulturor dhe social për t’u rindërtuar, ishte një bast i plotë i të panjohurave, një faqe bosh për të shkruar tërësisht.
Ishte viti 1994 dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) po merrte hapat e parë në rrugët e Tiranës, duke u përpjekur të ndërtonte një model biznesi novator, duke u përpjekur të nxirrte logjikën e vjetër dhe sistemet e vjetruara, për t’i sjellë vlerë një vendi unik sa i përket gjeografisë së tij dhe vendndodhjes, për inteligjencën, gjallërinë dhe elasticitetin e burimeve të tij.
Busi, flet në këtë intervistë për emocionet e sipërmarrjes, nismat green, sfidën me pandeminë dhe konkurencën.
Lexo: Këta themelues 32 vjeçarë ndajnë këshillën e tyre për fillimin e një biznesi
Ajo çka e dallon presidentin e CCBS për Shqipërinë është entuziasmi për tregun shqipar, qasja pozitive e tij ndaj jetës dhe sportit e ka nxitur ta përçojë këtë edhe në sipërmarrjen me emër e shpërndarje globale, por me politika lokale shumë të forta, siç është objektivi i tregitmit të Coca Cola zero kilometër.
Për të ndjekur intervistën e plotë të zhvilluar nga Gerti Boshnjaku, themelues i Businessmag.al ju ftojmë të ndiqni “Business Date” me 3 shtator, e Premte ora 20:15 në YouTube të Businessmag.al dhe në rrjetet tona sociale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto