Pavarësisht pasigurive që ka sjellë pandemia, një sektor me rritje të theksuar në investime është ndërtimi. Sipas të dhënave të Institutit të Staristikave, në tremujorin e tretë të këtij viti janë miratuar 347 leje ndërtimi në total, për ndërtesa të reja. Ky nivel lejesh është 66%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Lexo: Covid-19/ Regjistrohen 486 raste të reja, humbin jetën 3 qytetarë
Edhe në vlerë investimesh jemi shumë më lart se një vit më parë. Në tremujorin e dytë të këtij vlera totale e investimeve të miratuara ishte mvi 32 miliardë lekë, nga gati 15 miliardë lekë që ishte të njëjtën periudhë të një viti më parë (pra rreth 56% më shumë).
Durrësi dhe Tirana kryesojnë me lejet duke pasi gjithjes mbi 180 leje. Madje Durrësi renditet para kryeqytetit për sa i përket numrit të lejeve.
Investimet në ndërtim janë në një trend rritës prej më shumë se dy vitesh, ku bumin më të madh e patën gjatë fillimit të pandemisë (vitin e kaluar) dhe para zgjedhjeve (gjatë këtij viti).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto