10 thënie që ju ndihmojnë për të kapërcyer sfidat - Business Magazine Albania

10 thënie që ju ndihmojnë për të kapërcyer sfidat

thënie

Modelet më të mira për t’u ndjekur janë ato që na demostrojnë se kanë kaluar sfida. Kanë mësuar nga vështirësitë dhe kanë fituar urtësinë e mjaftueshme për të na sjellë rezultatet në një fjali të vetme. Të tilla janë 10 thënie të përzgjedhura nga Businessmag, për të tejkaluar sfidat. Ato vijnë nga persona që kanë bërë emër në karrierën e tyre,

 “Bëni atë që duhet të bëni derisa të bëni atë që dëshironi.” -Oprah Winfrey

“Të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë përpara se të plakemi. Frika është humbje kohe. Kështu janë dhe keqardhjet.” -Marilyn Monroe

“Kur e gjithë bota është e heshtur, edhe një zë bëhet i fuqishëm.” -Malala Yousafzai

“Mbi të gjitha, jini heroina e jetës tuaj, jo viktima.” -Nora Ephron

“Mos u lut për një jetë të lehtë, lutuni për forcën për të duruar vështirësitë.” -Bruce Lee

“Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që bëjnë ndryshimin.” – Steve Jobs

Lexo: 10 thënie motivuese për t’u përgatitur për javën që vjen

“Keni armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë që ju keni bërë diçka, dikur në jetën tuaj.” -Ëinston S. Churchill

“Nëse gjuani për yjet dhe godisni Hënën, është mirë. Ju keni qëlluar për diçka. Shumë njerëz as nuk e marrin mundimin të gjuajnë.”- Fuqioz

“Është vendi juaj në këtë botë; është jeta juaj. Shkoni dhe bëni gjithçka që mundeni me të, duke bërë atë jetë që dëshironi të jetoni.” – Mae Jemison

“Vetëm ata që janë të gatshëm të rrezikojnë të shkojnë shumë larg mund të zbulojnë se sa larg mund të shkojnë.” -T.S. Elliot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0