10 thënie motivuese për t’u përgatitur për javën që vjen - Business Magazine Albania

10 thënie motivuese për t’u përgatitur për javën që vjen

Thëniet motivuese nuk janë një moment entuziazmi, apo një përpjekje për të qenë më mire me cdo kusht. Ashtu si thëniet popullore, ato marrin vlerë kur vijnë nga njerëz që kanë reflektuar dhe nxjerrë konkluzione nga jeta e tyre. Rezultatet e përvojës dhe një lidhjeje logjike mes veprimit dhe pasojës, bëjnë që realisht ju të përgatiteni për objektivin e dëshiruar.

1-“Bari është më i gjelbër aty ku e ujisni”, – Neil Barringham

2-“Në vend që të pyesni veten se kur janë pushimet tuaja të radhës, krijoni një jetë nga e cila nuk keni nevojë të arratiseni.” – Seth Godin

3-“Nëse doni të bëni një jetë të lumtur, lidheni atë me një qëllim, jo ​​me njerëz ose sende.” – Albert Einstein

4-“Kur gjithçka duket se po shkon kundër jush, mos harroni se aeroplani ngrihet kundër erës, jo në drejtim të saj.” – Henry Ford

5-“Realizoni ëndrrat tuaja, ose dikush tjetër do t’ju punësojë për të realizuar të tyret.” – Farrah Grey

6-“Një person i cili kurrë nuk ka bërë një gabim, nuk ka provuar asnjëherë diçka të re.” – Albert Einstein

7- “Merrini seriozisht ëndrrat tuaja.” – I panjohur

8 “Të mbash zemërimin në zemër është si të pish helm dhe të presësh që personi tjetër të vdesë.” – Buda

9 – “Ju do të keni sukses thjesht sepse shumica e njerëzve janë dembelë.” – Shahir Zag.

10- “Mos hiqni kurrë dorë nga një ëndërr vetëm për shkak të kohës që do të duhet për ta realizuar atë. Koha gjithsesi do të kalojë.” – Earl Nightingale

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0