Çregjistrimi i kasës ekzistuese, detyrim për procesin e fiskalizimit - Business Magazine Albania

Çregjistrimi i kasës ekzistuese, detyrim për procesin e fiskalizimit

Çregjistrimi i kasës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton sipërmarrjet që kanë implementuar dhe po përdorin një zgjidhje softwar-ike të certifikuar, rreth procedurës si do të veprojnë me çregjistrimin.

Të gjithë tatimpaguesit që kanë zgjedhur të lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë nga një zgjidhje softuerike e certifikuar dhe për rrjedhojë nuk po përdorin më pajisjet fiskale të instaluara, duhet të marrin masat për të kryer procedurën e cregjistrimit të këtyre pajisjeve fiskale në përdorim.

Subjekti tatimpagues njofton organin tatimor zyrtarisht në rrugë shkresore apo elektronike nëpërmjet plotësimit të një kërkese të përpiluar vetë nga tatimpaguesi, ku thekson se ka implementuar një zgjidhje softwar-ike të certifikuar dhe kërkon të kryejë çregjistrimin e pajisjeve fiskale që nuk i përdor më. Kërkesa shoqërohet me të dhënat identifikuese të zgjidhjes software-ike në përdorim ose kopje e kontratës së instalimit dhe mirëmbajtjes nga shoqëria e zgjidhjes softwar-ike.

Lexo: eBiznes, një app për shumë shërbime

Pas miratimit të kërkesës nga Administrata Tatimore, shoqëria e autorizuar kryen cregjistrimin e pajisjes fiskale dhe ruan memorien fiskale të saj.

Çregjistrimi i pajisjeve fiskale që nuk përdoren nga ana e çdo subjekti tatimpagues është një detyrim ligjor i tyre.

Për problemet e hasura në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, duke dërguar email në adresën Fiskalizimi.helpdesk@tatime.gov.al apo duke kontaktuar Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0